VoIP Profesionale Globale

VoIP nga Abissnet

Shërbimi VoIP (Voice over Internet Protocol) nga Abissnet është një zgjidhje moderne komunikimi që përdor internetin për të bërë dhe pranuar thirrje telefonike, me cilësi të lartë zëri dhe kosto të ulëta – kudo në botë.

Abissnet ofron shërbimin VoIP në gjithë botën, për biznese dhe individë që kanë nevojë për komunikim fleksibël, të sigurt dhe ekonomik.

Zona mbulimi
Global
Platformë
IP Based
Abissnet VoIP
Inbound
Outbound

Si funksionon VoIP?

Nga zëri i përdoruesit deri te sinjali zanor në anën tjetër – i gjithë procesi kalon nëpër rrjetin IP me shpejtësi dhe siguri.

01

Kapja dhe konvertimi i sinjalit zanor

Zëri përpunohet dhe konvertohet në të dhëna digjitale për t’u transmetuar përmes rrjetit.

02

Kompresimi dhe enkapsulimi

Të dhënat digjitale kompresohen dhe paketohen në paket IP për transmetim efikas.

03

Transmetimi përmes rrjetit IP

Paketat kalojnë përmes internetit me shpejtësi dhe cilësi të lartë, kudo në botë.

04

Dekapsulimi dhe rikthimi në zë

Në destinacion, paketat dekapsulohen dhe rikthehen në sinjal zanor të qartë për përdoruesin.

Zgjidhje VoIP profesionale për biznesin dhe ekipet moderne

Fleksibilitet global, funksionalitete të avancuara dhe integrim me infrastrukturën ekzistuese.

Mbulim Global

VoIP nga Abissnet funksionon kudo ku ka internet. Ideal për ekipe të shpërndara, degë ndërkombëtare dhe punë në distancë.

Funksione të Avancuara

Thirrje hyrëse/dalëse, numra virtualë, forward, IVR, voicemail, integrim me centralë IP dhe softphone.

Shkallëzim i Lehtë

Shto ose hiq ekstensione, numra dhe përdorues pa ndryshuar infrastrukturën fizike.

Integrim me Sistemet

Integrim me IP PBX ekzistuese, CRM, call center, softphone dhe aplikacione të tjera biznesi.

Besueshmëri dhe QoS

Infrastrukturë e optimizuar për VoIP, prioritizim trafiku dhe monitorim 24/7 për cilësi të qëndrueshme.

Siguri e Lartë

Enkriptim, kontroll aksesesh dhe politika sigurie për thirrjet dhe sinjalizimin.

Përfitimet kryesore të përdorimit të VoIP

01

Kosto efektive

Ul ndjeshëm kostot e komunikimit duke përdorur internetin për thirrje, veçanërisht për ato ndërkombëtare dhe me distanca të gjata.

02

Fleksibilitet dhe lëvizshmëri

Kryeni thirrje nga çdo vend me internet dhe nga çdo pajisje: telefon IP, laptop, smartphone, softphone.

03

Cilësi e lartë e zërit

Teknologjitë moderne të kodimit dhe reduktimit të zhurmës sigurojnë zë të pastër edhe në lidhje me shpejtësi të ndryshme.

04

Përshtatshmëri sipas nevojave

Analizojmë minutat dhe destinacionet e thirrjeve për të ndërtuar një plan sa më të përshtatshëm dhe ekonomik për ju.

Kërko ofertë për VoIP

Plotëso formularin dhe ekipi ynë do të të kontaktojë brenda 24 orëve për një ofertë të personalizuar VoIP, bazuar në minutat dhe destinacionet që përdor.