Partneriteti i parë 2021–2024
Abissnet sh.a, me administrator z. Koço Kokëdhima, u shpall fituese në ankandin e FSHF-së për shitjen e emrit të kampionatit elitar për sezonet 2021–2022, 2022–2023 dhe 2023–2024.
Marrëveshja, e nënshkruar në “Air Albania”, u konceptua sipas modeleve të kampionateve më të mira europiane, me synim që të siguronte të ardhura shtesë për klubet dhe të rritej niveli i futbollit elitar në vend.