Mbrojtje Profesionale

Mbrojtje Anti-DDoS nga ABISSNET

Shërbimi i mbrojtjes nga sulmet DDoS (Distributed Denial of Service) i Abissnet është një zgjidhje thelbësore për organizatat që duan të mbrojnë infrastrukturën e tyre të rrjetit nga sulmet që synojnë të bllokojnë shërbimet duke mbingarkuar sistemet me trafik të padëshiruar. Ky shërbim siguron vazhdimësi të operacioneve dhe mbrojtje të të dhënave kritike.

0
% Uptime
24/7
Monitoring
0
Gbps Kapacitet

Si Funksionon Mbrojtja Anti-DDoS

Teknologji e avancuar për të mbrojtur infrastrukturën tuaj

Monitorim 24/7

Identifikim i hershëm i pattern-eve DDoS dhe eskalim automatik. Sistemet tona monitorojnë trafikun vazhdimisht për anomali.

Pastrim Automatik

Filtra, rate-limit dhe blocklists aplikohen automatikisht. Transparencë e plotë ndaj trafikut legjitim, zero downtime.

Rrugëzim BGP

Mbrojtje e serverëve dhe BGP routing që mban rrjetin funksional gjatë gjithë kohës, edhe gjatë sulmeve intensive.

Scrubbing Center

Trafiku i sulmit devijohet drejt "Scrubbing Center" ku bëhet pastrimi volumetrik para se të kthehet i pastër.

Lidhje L2

Lidhje Layer 2 direkte drejt Scrubbing Center për analizë të plotë para se trafiku të hyjë në perimetrin tuaj.

Specialistë On-Call

Inxhinierë me eksperiencë të gjerë në incidente reale DDoS, të disponueshëm 24/7 për çdo emergjencë.

Pse ka rëndësi mbrojtja Anti-DDoS nga Abissnet?

Mbrojtja nga sulmet DDoS e Abissnet siguron që organizatat të funksionojnë pa ndërprerje dhe të mbrojnë shërbimet dhe të dhënat kritike në një mjedis kibernetik gjithnjë e më sfidues. Me këtë shërbim, institucionet qëndrojnë të mbrojtura dhe performanca e rrjetit mbetet e pandërprerë.

01

Mbron të Ardhurat

Zero downtime = zero humbje financiare nga shitjet e humbura

02

Ruan Reputacionin

Klientët besojnë tek shërbime që janë gjithmonë të disponueshëm

03

Garanton SLA

Përmbush kontrata me klientët dhe partnerët pa kompromis

04

Qetësi Mendore

Fokuso në biznesin tënd, ne kujdesemi për sigurinë

Çmimet

Tarifa transparente të bazuara në kapacitetin që nevojitet

Kapaciteti i Mbrojtjes Çmimi për Gbps/muaj Shembull Çmimi Total
1 Gbps 5,000 Lekë 5,000 Lekë/muaj
2 – 5 Gbps 4,000 Lekë 8,000 - 20,000 Lekë/muaj
11 – 20 Gbps 3,200 Lekë 35,200 - 64,000 Lekë/muaj
27 – 50 Gbps 2,400 Lekë 64,800 - 120,000 Lekë/muaj

Shënime Transparence

  • ✓ Çmimet përfshijnë TVSH
  • ✓ Tarifimi është proporcional sipas kapacitetit të kërkuar (në Gbps)
  • ✓ Për çdo interval kapaciteti aplikohet vlera për 1 Gbps dhe shumëzohet me sasinë e kërkuar
  • ✓ Kontrata minimale 12 muaj për çmime më të mira

Kërkoni Ofertën për Mbrojtje Anti-DDoS

Plotësoni formularin dhe ne do ju llogarisim kapacitetin optimal për biznesin tuaj brenda 24 orëve.

Llogaritësi i Shpejtë

Çmimi i Përafërt:
35,000 Lekë/muaj

Pyetje të Shpeshta (FAQ)

Përgjigje për pyetjet më të zakonshme rreth Mbrojtja Anti-DDoS

Jo aspak. Scrubbing Center-i ynë përdor teknologji të avancuar për të segmentuar trafikun dhe për të lënë të paprekur trafikun legjitim. Filtrat zbatohen vetëm mbi trafikun e dyshimtë, ndërsa vizitorët dhe klientët tuaj normalë nuk eksperiencojnë asnjë vonesë apo ndërprerje.

Kërkohet BGP peering ose lidhje Layer 2 me Abissnet, së bashku me prefikset dhe AS numrin tuaj. Për konfigurime më të thjeshta, mund të përdoret edhe tunelim i dedikuar (GRE/IPsec) për devijimin e trafikut. Ekipi ynë teknik do të ju ndihmojë me të gjithë setup-in.

Kapaciteti mund të rritet me hapa prej 1 Gbps në çdo kohë. Çmimi llogaritet automatikisht sipas tabelës së çmimeve për intervalin përkatës. Për sulme jashtëzakonisht të mëdha (>50 Gbps), ofrojmë zgjidhje të personalizuara.

Aktivizimi bëhet shpejt, zakonisht brenda 24-48 orëve pas validimit teknik dhe konfigurimit të rregullave të sinjalizimit/peering. Për emergjenca, ofrojmë setup të përshpejtuar brenda disa orëve.

Shërbimi mbron nga të gjitha llojet e sulmeve DDoS: volumetrike (UDP flood, ICMP flood), protokoll (SYN flood, ACK flood), dhe aplikacion (HTTP flood, Slowloris). Përdorim machine learning për të identifikuar edhe pattern-e të reja sulmesh.

Po, absolutisht. Ju merrni raporte të detajuara për çdo sulm të identifikuar: tipi i sulmit, madhësia, kohëzgjatja, burimi gjeografik, dhe veprimet e marra. Në portalin e klientit mund të shikoni statistika në kohë reale dhe historike.