Periudha juaj e faturimit do të fillojë ditën që shërbimi juaj aktivizohet. Ju merrni faturën tuaj të parë të cilën duhet ta parapaguani në mënyrë që shërbimi i internetit të aktivizohet.
Fatura juaj e parë do të përfshijë 30 ditët e para të shërbimit të faturuar paraprakisht dhe që është me parapagim.
Fatura juaj e dytë e në vazhdim do të dërgohet një muaj pasi shërbimi juaj të jetë aktivizuar
Të gjitha faturat e mëpasshme do të paguhen në të njëjtën ditë të çdo muaji me faturën tuaj të dytë. Pra çdo muaj në vazhdim parapaguhet.
Keni nevojë për ndihmë?
Ju mund të kryeni pagesa për faturën tuaj përmes “Llogaria ime“ ne website-in tonë www.abissnet.al në çdo kohë.
Thjesht identifikohuni, shkoni te ‘Pagesat‘ dhe klikoni ‘Bëj një pagesë‘.