Pagesat online

Ju mund të kryeni pagesa për faturën tuaj online me kartë krediti?

Ju mund të kryeni pagesat tuaja në:

Pyetje të shpeshta

Ne jemi të përkushtuar t’i ndihmojmë klientët tanë të qëndrojnë të lidhur dhe të gjejmë mënyrën për t’ju ndihmuar që t’i bëni pagesat tuaja me lehtësi. Nëse shërbimi juaj po mbaron dhe nuk keni mundësi që të kryeni pagesën në datën e caktuar, ju lutem kontaktoni Abissnet për të përfituar shërbim për ditët që dëshironi, pa pasur shkëputje të internetit.

Nëse shërbimi juaj është pezulluar, kjo do të thotë që keni një pagesë të papaguar në llogarinë tuaj. Ne do t’ju njoftojmë gjithmonë paraprakisht në numrin tuaj telefonik për të kryer pagesën e radhës për shërbimin që keni zgjedhur. Mënyra më e shpejtë për të bërë funksionale shërbimin tuaj është të kryeni pagesën e prapambetur menjëherë. Ju mund ta bëni këtë online në “Paguaj Faturën”ose në pikat tona Abissnet.

Nëse nuk jeni në gjendje të paguani faturën tuaj për ndonjë arsye, ju lutemi na kontaktoni sepse ne e dimë se sa e rëndësishme është lidhja juaj me internetin Abissnet.Nëse shërbimi juaj është pezulluar për një arsye tjetër, ose nëse mendoni se ka pasur një gabim dhe shërbimi juaj është pezulluar gabimisht, ju lutemi na kontaktoni menjëherë në numrin e telefonit: (04) 4300 001

Ne që punojmë në Abissnet jemi të përkushtuar t’ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme dhe ne gjithmonë bëjmë çmos për t’i rregulluar gjërat, nëse duket se nuk po shkojnë sicc e prisni. Nëse shërbimi nuk është aktiv në sistem dhe ka problem që vjen nga arsye të lidhura me ne, ccdo ditë e vonuar pa shërbim do të rimbursohet në vazhdimësi. Nëse tekniku ynë nuk paraqitet brenda afatit të parashikuar në kontratë, ditet e vonesës do të rimbursohen.

Pagesat mujore merren nëpërmjet pagesës cash, në bankë ose online në datën e pagesës suaj mujore. Pasi të zgjidhni shërbimin tuaj, do të konfigurohet pagesa përkatëse. Nëse keni ndonjë pyetje, ju lutemi kontaktoni ekipin tonë të Shërbimit të Klientit në numrin (04) 4300 001.