Rregullore e Privatesise - Abissnet

RREGULLORE E PRIVATËSISË



Shoqeria “Abissnet” sha është e angazhuar të sigurojë mbrojtjen e të dhënave personale të pajtimtarëve të saj dhe të çdo subjekti tjetër që për qëllime të ligjshme i mblidhen dhe i përpunohen të dhënat personale. Ky proces kryhet në respektim të Kushtetutës se Republikës së Shqipërisë, Ligjit Nr.9887, datë 10.03.2008 “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale” i ndryshuar, Ligjit nr 9918 dt. 19.05.2008 “Për Komunikimet Elektronike dhe Postare” i ndryshuar si dhe aktet e tjera nënligjore dhe rregulloreve të organeve komptente që veprojnë në fushën e mbrojtjes së të dhënave personale.

Në vijim gjenden rregullat themelore mbi bazën e të cilave disiplinohet mbrojtja dhe përpunimi i të dhënave personale në shoqërinë Abissnet sha.
 

1. Te dhenat personale që përpunohen nga Abissnet sha

1.  Abissnet sha përpunon te dhenat personale të përdoruesve të shërbimeve te komunikimeve elektronike, që përfshijnë emër, mbiemër, adresë, numër telefoni, adresë e mail-i, numër të letërnjoftimit apo të dhëna të tjera të këaj natyre të cilat përcaktohen në Kontratën Tip të Shërbimit me Përdoruesin (internet, telefoni e palëvizsshme).

2. Abissnet sha përpunon të dhënat e trafikut të telefonisë dhe të internetit. Të dhënat e trafikut telefonik përfshijnë të dhënat si koha e thirrjes, kohëzgjatja, numri i thirrur, tarifimi për shërbimin përkatës etj.

 

2. Administrimi i regjistrimit dhe përpunimi

1.   Mbajtja, ruajtja dhe perpunimi i të dhënave bëhet ne funksion të përmbushjes se detyrimeve kontraktore që rrjedhin nga kontratat tip të komunikimeve elektronike (internet, telefoni e palëvizsshme) dhe për qëllimet ligjore të specifikuara në mënyrë të qartë ne legjislaconin mbi komunkimet elektronike dhe përpunimi i tyre duhet bëhet vetëm mbi bazën e këtyre qëllimeve.

2.    Në përputhje me këtë rregull në kontratën e shërbimit tip, të miratuar nga Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare, përcaktohen të gjitha termat dhe kushtet e nevojshme  që e informojnë dhe e ndërgjegjësojnë pajtimtarin për ruajtjen dhe përpunimin e të dhënave personale sipas ligjit.

3.   Të dhënat mbahen në mënyrë korrekte, të kujdesshme, të sakta, të plota dhe të përditësuara. Çdo subjekt i të dhënave personale i plotësohen të gjitha të drejtat e parashikuara në ligjin “Për mbrojtjen e të dhënave personale” i ndryshuar.

4.   Shoqëria Abissnet sha aplikon procedura te përshtatshme, duke përfshirë rishikimin periodik dhe kontrollin, për të siguruar që çdo e dhënë është mbajtur e përditësuar.

5.   Të dhënat mbahen jo më shumë se sa është e nevojshme për qëllimin për të cilin ato janë grumbulluar ose përpunuar më tej.

 

3.   Faqja e internetit e shoqërisë Abissnet sha

Nëpërmjet faqes së internetit www.abissnet.al, Abissnet prezanton profilin e shoqërisë, shërbimet, ofertat, paketat me tarifat, promocionet e ndryshme etj. Çdo vizitor i faqes jep të dhëna personale në mënyrë vullnetare kur, nëpërmjet kësaj faqeje dërgon e mail në adresat zyrtare elektronike të shoqërisë. Të dhënat personale që grumbullohen në këtë mënyrë ruhen dhe përpunohen në përputhje të plotë me legjislacionin në fuqi dhe këtë rregullore. Asnjë e dhënë personale nuk mblidhet nga Abissnet sha pa pëlqimin e vizitorit të faqes.

Faqja e internetit e Abissnet-it mund të përmbajë lidhje të ndonjë faqeje tjeter në internet. Abissnet sha nuk është përgjegjës për përmbajtjen e këtyre faqeve dhe këshillon vizitorët e saj që të lexojnë politikat përkatëse të privatësisë për këto faqe.

 

4.   Përhapja e të dhënave personale te të tretët

Përhapja e të dhënave personale te të tretët do të bëhet në këto raste:

–  nëse këto palë janë agjentë apo nënkontraktorë të Abissnet sha;

–  në zbatim të detyrimeve ligjore dhe organeve të caktuara kompetente;

–  në rastin e përgjimit të telefonatave dhe të përdorimit të internetit dhe t’i vendosë këto të dhëna në dispozicion të autoriteteve kompetente vetëm në zbatim të Ligjit nr 9157 datë 04.12.2003 për “Përgjimin e Telekomunikimeve” dhe ndryshimeve përkatëse.

 

5.   E drejta e aksesit të subjektit të të dhënave

1.  Çdo individ për të cilin mbahen nga Operatori Abissnet sha të dhëna personale ka të drejtë te kerkojë informacion mbi të dhënat personale që përpunohen dhe shoqëria do t’i kthejë përgjigje brenda një afati 30 ditor nga marrja e kërkesës. Kërkesa duhet të dërgohet me shkrim në adresën: Sektori i Privatësisë, Abissnet sha, Rr.Ismail Qemali, Pallati 18, Tiranë, Shqipëri.

Kërkesa duhet të përmbajë të dhënat e nevojshme për identifikimin e kërkuesit.

2.  Në përgjigje të kërkesës për akses Abissnet sha do të:

i)   pajisë kërkuesin me informacionin e kërkuar në mënyrë të përpiktë dhe brenda 30 ditëve nga marrja e kërkesës;

ii)   Nëse Abissnet nuk disponon ndonjë informacion në lidhje me kërkesën e bërë, do t’ja komunikojë këtë kërkuesit brenda 30 ditëve.

3.    Nëse Abissnet sha refuzon të drejtën e kërkuesit për akses, në përputhje me një nga ato kufizime të parashikuara në ligj, do të njoftojë kërkuesin në formë shkresore brenda 30 ditëve dhe do të përfshijë një deklaratë për arsyet e refuzimit. Gjithashtu, do të informohet Kërkuesi për të drejtën e tij/saj për t’u ankuar te Komisioneri për Mbrojtjen e të Dhënave në lidhje me refuzimin ose për të paraqitur kërkesën për të kontrolluar përjashtimin në rastin konkret.

4.    Çdo subjekt i të dhënave personale ka të drejtën për të kërkuar fshirjen apo korrigjimin e ndonjë informacioni të pasaktë, të drejtën për të kundërshtuar, të drejtën për t’u ankuar te Komisioneri për Mbrojtjen e të Dhënave etj.

 

6.   Siguria e të dhënave

Abissnet sha përdor teknologji të sigurta për ruajtjen e bazës së të dhënave personale. Abissnet sha kujdeset që regjistrimi dhe transferimi i të dhënave të bëhet me masa të plota sigurie sipas legjislacionit në fuqi.

 

7.   Konfidencialiteti

Abissnet sha, përpunuesit dhe personat që vihen në dijeni me të dhënat e përpunuara gjatë ushtrimit të funksioneve të tyre, detyrohen të ruajnë konfidencialitetin dhe besueshmërinë edhe pas përfundimit të funksionit. Këto të dhëna nuk përhapen, përveç rasteve të parashikuara me ligj. Ne funksion te ketij detyrimi, Abissnet sha kujdeset per trajnimin serioz te stafit dhe pranimit te pergjegjesise se tyre nepermjet njohjes, pervetesimit, pranimit dhe nenshkrimit te Deklarates se Konfidencialitetit.

 

8.   Kontaktimi

Nëse keni pyetje, vërejtje apo kërkesa rreth përmbajtjes së kësaj Rregulloreje, na informoni me shkrim në adresën e mëposhtme:

Sektori i Privatësisë, Abissnet sha, Rr.Ismail Qemali, Pallati 18, Tiranë, Shqipëri

×