Si të merrni internet Abissnet?
Procesi i rregjistrimit për t’u abonuar në një kontratë të re
me Abissnet është tepër i thjeshtë.

Fibra e dedikuar për biznesin tuaj

Me Fibër optike të dedikuar, biznesi juaj do të marrë një linjë të dedikuar interneti që nuk e ndani me askënd.

Thjesht shpejtësi të pandërprerë, simetrike deri në 10 Gbps pa vonesa-direkt në biznesin tuaj.

Dëshironi të zbuloni vetë fuqinë e një linje të dedikuar për biznesin tuaj?

Në një ambient biznesi, interneti është shumë i rëndësishëm e madje jetik. Shumica e bizneseve janë të varur nga lidhja në internet për të komunikuar, menaxhuar inventarin, procesuar pagesat dhe për të ndërmarrë shumë aktivitete të tjera. Rrjeti i dobët Wi-Fi mund të ndikojë në uljen e produktivitetit të biznesit, duke shkaktuar ngadalësim në transmetimin e të dhënave dhe shkëputje të shpeshta të internetit.

Abissnet ka zgjidhjen e duhur për bizneset që janë në kërkim të një rrjeti Wi-Fi të besueshëm. Abissnet ofron Wi-Fi të shpejtë në të gjitha ambientet e biznesit tuaj dhe kjo do t’u lejojë të mbuloni një zonë të gjerë të ambientit tuaj të biznesit me një lidhje Wi-Fi të shpejtë. Në këtë mënyrë, biznesi juaj do të jetë në gjendje të ofrojë një përvojë të shkëlqyer të lidhjes me internet për klientët dhe punonjësit tuaj. Përvoja e mirë e internetit do të ndihmojë në rritjen e produktivitetit të biznesit, duke siguruar që punonjësit tuaj të jenë në gjendje të punojnë me shpejtësi dhe pa pengesa.

Me ndihmën e Abissnet, ju do të keni mundësinë të menaxhoni rrjetin tuaj Wi-Fi nga larg dhe të mbikëqyrni aksesin e tij. Kjo do t’ju japë më shumë kontroll mbi rrjetin tuaj dhe do të lehtësojë punën tuaj si administrator i rrjetit. Pra, nëse doni të mbuloni ambientet e biznesit tuaj me Wi-Fi super të shpejtë dhe të besueshëm, atëherë Abissnet është zgjidhja e duhur për ju. Kontaktoni Abissnet sot dhe kërkoni ofertën për mbulimin e ambientit tuaj të biznesit me Wi-Fi të shpejtë dhe të besueshëm me Fibër Optike.
×