Abissnet, Perjetoni Shpejtesine!

Rreth Abissnet


Hyrje:

Themeluar ne vitin 1998 Abissnet eshte nje nga operatoret alternative me te medhenje ne tregun shqiptare te telekomunikacionit. Me nje shtrirje te gjere ne Tirane dhe presence ne qytetet e Durresit, Kavajes, Golemit, Lushnjes, Elbasanit, Fier, Korces dhe Shkodres ne gjendemi prane klienteve tane per tu ofruar sherbimet me te mira te Interneti, Televizionit dhe Telefonise Fikse

Abissnet aktualisht zoteron rrjetin me te madh te fibres optike ne shtepi duke u bere ne te njejten kohe operatori me numrin me te madh te klienteve rezidenciale me fiber optike. Sherbimet dhe shpejtesia qe Abissnet ofron jane te qendrueshme, cilesore dhe me cmimet me konkurese ne treg duke e bere Abissnet zgjedhjen e vetme per nje internet te shpejte ne Tirane dhe kudo ku rrjeti i Abissnet ka prezence.

Abissnet qe ne fillimet e aktivitetit ka qene provideri i preferuar jo vetem per klientet rezidenciale te cilet kane qene te shumte dhe masive ne sherbimin e internetit, por ka qene gjithashtu nje furnizues i besuar i institucioneve dhe korporatave, te cilat i kane besuar Abissnetit zgjidhjet e tyre te Internetit , nje besim qe eshte vleresuar duke ofruar nje sherbim te nje cilesie te larte dhe duke plotesuar te gjitha kerkesat e tyre.


Historiku:

ABISSNET është emri tregtar i shoqërisë i formuar nga shkronjat nistore të fjalëve të emërtimit të gjatë tregtar “Albanian Business Internet Service and Solution Network”.

Në vitin 1998 ABISSNET e filloi aktivitetin si ISP (Internet Service Provider) e parë lokale në qytetin e Tiranës, kur u licencua nga Enti Rregullator i Telekomunikacioneve, për ofrimin e shërbimit Internet. Ajo u shndërrua në një nga shoqëritë që sollën revolucion në shërbimet e telekomunikacionit përmes një fryme të re kreative dhe rinore në fushën e teknologjisë.

Në vitet në vijim, ABISSNET u zhvillua ndjeshëm, përmes shtimit të kapacitetit nëpërmjet lidhjes ndërkombëtare dhe ndërtimit të segmentit të rrjetit në drejtim të Malit të Zi në vitin 2004, duke u shndërruar kështu në një nga operatorët më të mëdhenj në këtë treg, që ofronin shërbime të avancuara ‘broadband’ si dhe shpejtësi të lartë interneti me cilësi optimale.

Në një periudhë shumë të shkurtër, ABISSNET ja doli të zgjerohet duke u shtrirë në qytetet më të rëndësishme të vendit: Shkodër, Durrës, Fier, Kavajë, Lushnje, Vlorë, Korçë, Bilisht, Elbasan, Gjirokastër, Lezhë, Krujë etj. Me zgjerimin e vazhdueshëm, rrjedhimisht lindi edhe nevoja për të pasur një shtrirje më të gjerë duke instaluar rrjetin e telekomunikacionit edhe në qytete të tjera të vendit.

Në vitin 2004, ABISSNET u licencua nga Enti Rregullator i Telekomunikacioneve për ofrimin e shërbimit Internet, si ISP Kombëtare. Në këtë mënyrë filloi dhe rrugëtimi për t’u shndërruar në një nga operatorët kryesorë në tregun Shqiptar, për ofrimin e shërbimeve të komunikimeve elektronike. Ajo u shndërrua në ofruesin (providerin) e preferuar jo vetëm për klientët rezidencialë të cilët kanë kontraktuar masivisht shërbimin e internetit, por gjithashtu një furnizues i besuar i institucioneve dhe korporatave, të cilat i besuan Abissnet-it zgjidhjet e tyre të Internetit, një besim që është vlerësuar nga shoqëria, duke ofruar një shërbim të një cilësie të lartë dhe plotesim të të gjitha kërkesave.

Në vitin 2005, shoqëria Abissnet u bë pararendëse e ofrimit të një shërbimi inovator të telekomunikimeve zanore, duke shfrytëzuar teknologjinë e protokolleve të internetit (VOIP) e marketuar me markën tregtare Qylfon. Në vitin 2008, kjo lloj teknologjie sofistikohet dhe zhvillohet më tej, duke u shndërruar në një telefoni fikse të mirëfilltë, me kosto më të ulta, dhe me përcjellje të zërit në cilësinë më të lartë. Ky shërbim ofrohet nga Abissnet i kombinuar me paketat e internetit.

Në vitin 2014, Abissnet shënjon një zhvillim të ri duke pasuruar paketën e shërbimeve, me shërbimin MoreTV. Ky shërbim ofrohet përmes internetit dhe konfigurohet me një pajisje të avancuar, të pajisur me sistemin Android. Sistemi i ofrimit të televizionit përmes OTT (Over- The-Top), mundëson që klienti të marrë shërbimin video kudo që të jetë, në Laptop, në Televizor apo në celularin e tij Smart. Abissnet e ka mbështetur këtë platformë mbi sistemin e operimit Android, që është një nga sistemet më të njohura, si në Telefona smart, por tashmë edhe në decoder/STB-e, pra në marrës digital IP për TV/OTT.

Me një rrjet në investim dhe zgjerim të vazhdueshëm dhe me një gamë shërbimesh të kompletuara, Abissnet ofron gjithnjë maksimumin për klientët e saj.


Certifikime:

Sistemi i Menaxhimit të Shëndetit dhe Sigurisë në punë

Standarti i Certifikimi BS OHSAS 18001 përckaton kërkesat e nevojshme të një Sistemi Menaxhimi të Shëndetit dhe Sigurisë në Punë. Standarti BS OHSAS 18001 është i përputhshëm dhe integrohet më së miri me standartet ISO 9001 e 14001.

Qëllimet:
Standarti që prezantohet si një instrument efikas për kompletimin dhe realizmin e aplikimit të një Sistemi Menaxhimi të Sigurisë konsiston në:

  • Kontrollin dhe mirëmbajtjen e pajtueshmërisë legjislative;
  • Disponimi i një instrumenti suporti në vendime dhe investime ose në ndryshime teknologjike.
  • Disponimi i një instrumenti të ruajtes së pasurisë së ndërmarrjes.
  • Garantimi një përqasje sistemative dhe e përshkallëzuar ndaj emergjencave si pasojë incidentesh ose fatkeqsish.
  • Përmirësimi i raportit të komunikimit me autoritetet
  • Përmirësimi i imazhit të kompanisë drejt klientit ekzistues dhe atij potencial

Certifikimet

Sistemi i Menaxhimit të Shëndetit dhe Sigurisë në punë



Qëllimet:
Standarti që prezantohet si një instrument efikas për kompletimin dhe realizmin e aplikimit të një Sistemi Menaxhimi të Sigurisë konsiston në:

  • Kontrollin dhe mirëmbajtjen e pajtueshmërisë legjislative;
  • Disponimi i një instrumenti suporti në vendime dhe investime ose në ndryshime teknologjike.
  • Disponimi i një instrumenti të ruajtes së pasurisë së ndërmarrjes.
  • Garantimi një përqasje sistemative dhe e përshkallëzuar ndaj emergjencave si pasojë incidentesh ose fatkeqsish.
  • Përmirësimi i raportit të komunikimit me autoritetet
  • Përmirësimi i imazhit të kompanisë drejt klientit ekzistues dhe atij potencial

Certifikimet

Sistem Menaxhimi Mjedisor - ISO 14001

Çertifikimi ISO 14001 provon përpjekjen konkrete të minimizimit të impaktit mjedisor të proceseve, produkteve dhe shërbimeve si dhe dëshmon besueshmërinë e Sistemit të Menaxhimit Mjedisor të aplikuar. Ky standart kërkon që ndërmarrja të përcaktojë objektivat e veta dhe targetin ambiental dhe të implementojë një Sistem Menaxhimi Mjedisor që lejon arritjen e këtyre objektivave.Elementët kryesorë të këtij standarti janë: politika mjedisore, planifikimi, zbatimi dhe funksionaliteti; kontrollet dhe veprimet e sakta; ritestimi i drejtimit.

Karaktersitikat e Çertifikimit:
Një Sistem Menaxhimi Mjedisor lejon:

  • të kesh një përqasje strukturore të përcaktimit të objektivave mjedisore dhe evidentimin e instrumentave të nevojshëm për të arritur këto objektiva.
  • identifikimin e rrisqeve mjedisore dhe mundësive të përmirësimit
  • sigurimin e respektimit të të gjitha kërkesave normative të përcaktuara për mjedisin.
  • reduktimin e kostove të lidhura me përdorimin e energjisë elektrike, menaxhimit të lëndëve të para, etj
  • përcaktimin e një procesi të përmirësimit të vazhdueshëm të performancës mjedisore.
  • rritja e vlerës së vetë ndërmarrjes në treg, duke u nisur nga një seri analizash të problemtikave të veta mjedisore, qofshin ato të natyrës legjislative, teknike apo të menaxhimit.

Certifikimet