#AbissnetFibra - Perjetoni Shpejtesine me Fiber Optike nga Abissnet
Abissnet eshte operatori i pare ne vend qe solli fibren optike ne shtepine tuaj, dhe sot eshte operatori me i rendesishem ne qytetin e Tiranes, Golemit dhe Kavajes me mbulimin dhe numrin me te madh te klientet me fiber optike.
Jo thjesht fiber deri ne lagjen apo pallatin tuaj, por fibren optike direkt ne ambjentin e shtepise tuaj, duke ju mundesuar qe lidhja juaj me internetin global te jete super e shpejte dhe me kapacitete pa limit.

Megjithese instalimet e kesaj teknologjie jane me te veshtira dhe komplekse Abissnet me teknike te trajnuar profesionalisht bejne te pamunduren qe instalimet te jene sa me te sakta dhe konform rregullave dhe ligjeve ne fuqi duke ju siguruar nje eskperience te shkelqyer dhe pa probleme.

Duke instaluar fiber optike ne shtepine tuaj ju keni mundesi te merni shpejtesi pa limit, nga ato me te voglat ne 10 Mbps deri ne 1000 Mbps. Praktikisht nga linja e fibres optike Abissnet ju nuk do te keni asnje limit fizik per te arritur shpejtesine qe ju kerkoni.
Por ju duhet te beni kujdes ne zgjidhjen WiFi qe ju do te perdorni ne ambjentin e shtepise apo biznesit tuaj. Nderkohe qe fibra nuk ka limite dhe eshte teknologjia me e mire per transmetimin e internetit nje zgjidhje jo e sakte WiFi e prish eksperiencen tuaj duke krijuar probleme si ne kapacitet apo ne qendrueshmerin e sherbimit.

Abissnet sugjeron qe per te gjithe klientet qe marin nje pakete me te madhe se 50 Mbps te instalojne ne ambjentet e tyre nje router Wireless AC i cili operon ne banden e larte 5.8ghz cka ul shume interferencat si dhe lejon per shpejtesi nga 400Mbps deri ne 800Mbps ne varesi te pajisjes fundore ( telefonit apo laptopit tuaj) pasi varet nese pajisja juaj suporton 1 apo 2 kanale ne te njejten kohe.
Nese ju sapo keni instaluar fibren optike dhe nuk po merni shpejtesine qe deshironi per tu siguruar mund te testoni ate duke u lidhur kabull ne nje porte LAN direkt ne ruterin e fibres optike dhe te shikoni qe shpejtesia e fibres eshte ne parametrat e duhura. Me pas duhet te fokusoheni tek ruteri Wifi i cili eshte dhe zakonisht shkaku i problemit tuaj

Gjithashtu kur ambjentet tuaja jane te medha per tu mbuluar me nje pajisje te vetme WiFi ju duhet te merni nje konsulte me inxhinieret e Abissnet per te bere zgjidhjen e duhur ne ambjentin tuaj per te patur mbulimin e duhur dhe per te shijuar eksperiencen maksimale qe Fibra Optike sjell ne shtepine tuaj.

  Fibra optike nuk sjell vetem shpejtesi te larta ne shtepine tuaj por dhe siguri teknike, imune nga faktore ambjentale si shkarkesa elektrike apo rrufe ajo ju mbron juve dhe gjithe pajisjet tuaja ne rrjet duke ulur ne kohe afatgjat kostot tuaja.

Per te pare mbulimin dhe zgjedhur paketen tuaj te fibres optike ju mund te klikoni ketu