Abissnet ka vënë në funksion data center-in e saj të ri dhe modern, i pozicionuar strategjikisht në rrugën Siri Kodra në Tiranë. Kjo vendndodhje siguron akses të shpejtë dhe lehtësi për kompanitë e mëdha dhe koorporatat që ndodhen në afërsi, duke u ofruar klientëve tanë një mjedis të sigurtë dhe efikas për ruajtjen e të dhënave.
Fuqia e instaluar dhe besueshmëria e energjisë
Data center-i i ri është i pajisur me një fuqi të instaluar prej 150 kW, të mbështetur nga një gjenerator automatik me të njëjtën fuqi. Ky sistem garanton që çdo ndërprerje energjie të trajtohet menjëherë, duke ruajtur vazhdimësinë e funksionimit për çdo pajisje dhe shërbim të klientëve.
Efikasiteti i ftohjes dhe sistemi rezervë i kondicionimit
Data center-i është ndërtuar me kujdes për të optimizuar efikasitetin e energjisë dhe ftohjes, duke përdorur pozicionimin në formë ishulli të rack-eve, që përmirëson qarkullimin e ajrit dhe ndihmon në ruajtjen e një temperature të qëndrueshme. Për të arritur këtë, janë instaluar tre kondicionerë Vertiv 33 kw fuqi ftohëse secili, me një konfigurim rezervë inteligjent: dy kondicionerë janë gjithmonë aktivë, ndërsa i treti qëndron i gatshëm për t’u aktivizuar vetëm në rast avarie, duke siguruar vazhdimësinë e ftohjes dhe mbrojtjen e pajisjeve.
Sistemet e furnizimit me energjitë AC dhe DC
Data center-i është i pajisur me sisteme të fuqishme furnizimi si për energjinë AC ashtu edhe DC:
- Dy sisteme furnizimi Vertiv AC UPS me fuqi Totale 60KVA
- Dy sisteme furnizimi Vertiv DC -48V me fuqi Totale 54KVA
Ky konfigurim garanton që çdo rack ka furnizim të pandërprerë, me një kapacitet prej 5 kW për rack, për të përmbushur nevojat e klientëve me kërkesa të ndryshme.
Siguria dhe Monitorimi 24/7
Data center-i ynë është i pajisur me një sistem anti-zjarr Automatik të fikjes së zjarrit me agjent FK 5-1-12, që ofron mbrojtje pa rrezik për pajisjet elektronike. Përveç kësaj, sistemi CCTV mbikëqyr ambjentet kryesore dhe ndihmëse të data center-it 24/7, duke siguruar monitorim të vazhdueshëm dhe siguri të plotë.
Akses i kontrolluar dhe siguri për klientët
Për të garantuar siguri dhe kontroll të saktë të hyrjes, kemi instaluar një sistem të avancuar të akses kontrollit. Ky sistem identifikon të gjithë individët që hyjnë për të kryer shërbime, ndërsa klientët tanë potencialë kanë mundësi për akses të dedikuar në rack-un që marrin me qera, duke e bërë menaxhimin e të dhënave më të sigurtë dhe të personalizuar.
Cilësi dhe standard i lartë i pajisjeve
Për të siguruar besueshmëri dhe performancë të lartë, të gjitha pajisjet dhe produktet e përdorura janë të certifikuara sipas standardeve CE, që do të thotë se ato janë ndërtuar dhe testuar sipas standardeve më të rrepta për sigurinë dhe përputhshmërinë evropiane.