Panairi Global Real eXtate Fair 12-14 Qershor - Abissnet

Panairi Global Real eXtate Fair 12-14 Qershor

Abissnet ishte pjesë e panairit Global Real eXtate Fair 2024 në datat 12-14 Qershor, nga ora 09.00 – 21.00 në ndërtesen kult të Kryeqytetit, Piramidën e Tiranës.

Ndryshe nga çdo stendë tjetër në Panair, në ditën e parë të hapjes, Abissnet tërhoqi vëmendjen e shumë të ftuareve.

Edhe në ditët në vazhdim tek stenda Abissnet kishte plazh, diell, rere, palma, shezlone dhe freski e ofertave #SummerOn.

Nga ky panair të gjithë pjësmarrësit përfituan një ekperiencë ndryshe, zgjeruan network-un e punës dhe përfituan nga ofertat tona #SummerOn .

Ky Panair, tek Piramida e Tiranës, me focus Vendndodhjen-Ekspozuesin-Vizitorin, u kthye në destinacionin e mbushur me energji dhe entuziazëm por edhe mundësi të pafundme Networking.

Klik Ekspo Group dhe Narea janë oraganizatorët e këtij panairi të madh ku fjalën e mirëseardhjes të një Ceremonie Përurimi të vecantë e mbajtën Znj. Ilda Zaloshnja – ZvPresidente e NAREA- Shoqata Kombëtare Shqipëtare e Pasurive të Patundshme dhe  Z.Luel Muhametaj ZvPresident I Klik Ekso Group – Tirana International Fair.

Më pas fjala përshëndetëse u kaloi autoriteteve zyrtare si Z. Eduart Shalsi, Znj. Emiriana Sako, Z. Artan Dulaku, Z. Kosmas Theodorides, Znj Alina Aeby dhe në fund Z. Erion Veliaj.

Vëmendje të vecantë në këtë hapje të panairit mori performanca artisitke e Violoncelistit modernist Iljard Shaba.

Me pas të gjithë të ftuarit dhe pjesëmarrësit vazhduan me vizita dhe takime në stendat e Global Real eXtate Fair.

×