Abissnet, një rrugëtim i suksesshëm në botën e internetit - Abissnet

Abissnet, një rrugëtim i suksesshëm në botën e internetit

Nëse thua internet në Shqipëri, mendja të shkon së pari te Abissnet. Në një epokë ku interneti ka transformuar çdo aspekt të jetës, sportit, artit, kulturës, marrëdhënieve njerëzore, tregtisë dhe biznesit, shumica e shqiptarëve kanë besuar dhe janë rritur bashkë me kompaninë e parë, lidere të industrisë së teknologjisë dhe shërbimeve online të telekomunikacionit Abissnet.
Në këtë rrëfim të shkurtër do të shqyrtojmë historinë e kompanisë dhe arrijtjet kryesore që kanë kontribuar në suksesin e saj.

Fillimet, themelimi dhe vizioni

Abissnet u themelua në 1998 nga Z. Koço Kokëdhima, me një vizion të qartë për të revolucionarizuar shërbimet e Internetit dhe komunikimit modern. Kompania kishte mision ambicioz: përkushtimin për ndërtimin e një rrjeti të fuqishëm të shpërdarjes së internetit së pari në Tiranë dhe pastaj në qytete të tjera, që do të ndihmonte njerëzit të lidheshin shpejt.
Gjithashtu zgjidhjet inovative për të ndihmuar bizneset në gjithë vendin e cila ka arritur ta bëjë Abissnet me ndikimin të dukshëm në treg.

Rritja dhe shtrirja- hapat e parë të suksesit

Në vitet e para, Abissnet ( Albanian Business Internet Services Solucion Network) filloi të fitojë njohje për shpejtësi të larta dhe stabilitet të përsosur të internetit. Ky shërbim shënoi një pikë kthese në jetën e njerëzve që nuk e njihnin fare asokohe.
Kompania kishte vetem 3 persona gjithsej në punë: 2 inxhinierë dhe drejtuesin.
Duhej që ata të bënin një pune gjigande dhe plot sakrifica për të shpjeguar, shitur, shpërndarë dhe shërbyer njerëzve për shërbimet e internetit.
Abissnet tërhoqi vëmendjen e klientëve dhe mbarë opinionit në Shqiperi dhe kjo stimuloi që kompania të ndërmarrë hapa të tjera të rëndësishëm investimi, rritje dhe zgjerimi në Tiranë, por edhe në Durrës, Kavajë, Elbasan, Shkodër, Qerret, Golem, Fier, Korcece etj.
Rrjeti në fillim ishte Wireless, më pas nisi implemetimi i rrjetit DSL. Nga viti 2012 deri në vitin 2020 përfundoi plotësisht migrimi i rrjetit adsl në fibër optike dhe Abissnet nuk ka më asnjë pjesë rrjeti tjetër veç Fiber Otpike.
Sot edhe pjesa nga popet deri te Klienti fundor është vetëm FO.
Kompania mori edhe një vendim tjetër shumë të rëndësishëm më pas, që jo vetëm rrjeti Back Bone të ishte Fibër Optike, por edhe lidhjet fundore deri te klienti. Kjo qe arrijtje e madhe, duke u bërë në të njëjtën kohë operatori me numrin më të madh të klientëve rezidencialë dhe biznesi me Fibër Optike.
Abissnet indryshoi mënyrën se si shërbimi i Internetit ofrohet dhe menaxhohet në treg.
Hapa të mëtejshëm të guximshëm u realizuan me investime në kërkimin dhe zhvillimin e teknologjisë, që i mundësoi kompanisë të mbante një pozicion të fortë në treg.

Arritjet, nga lokal në kombëtar

Me kalimin e kohës, Abissnet arriti të përfshijë tregun kombëtar të shërbimeve të telekomunikacioneve.
Që në fillimet e aktivitetit, ka qenë kompania më e preferuar jo vetëm për klientët rezidencialë të cilët kanë qenë të shumtë, por ka qenë gjithashtu një furnizues i besuar dhe i zgjedhur për shumë institucioneve, koorporata dhe kompani, të cilat i kanë besuar “Abissnet”-it zgjidhjet e tyre të internetit dhe telekomunikimit.
Shtrirja kombëtare përfshinte hapjen e shumë dyqaneve në Tiranë dhe në rrethe si dhe zhvillimin e partneriteteve strategjike me kompani të tjera të njohura kombëtarisht e ndërkombëtarisht.

Stafi professional dhe zhvillimet e vazhdueshme të shërbimeve

Stafi i Abissnet është në moshë tepër të re: të gjithë inxhinierët, menaxherët, teknikët, operatorët e shitjes, terrenit apo të dyqaneve si dhe punonjësit e rrjetit janë të rinj e të reja që sapo përfundojnë shkollën vijnë të punojnë e rritën profesionalisht në kompani.
Breza të inxhinierëve dhe specialistëve të talentuar janë rritur në Abissnet dhe debutojnë me shumë sukses deri në nivele të larta në Kompani si dhe në industrinë e telekomunikacionit në Shqipëri dhe jashtë. Stafi i Abissnet ndjehet krenar për gjithë evolucionin e kompanisë, për shërbimet me cilësi që i ofron njerëzve si dhe për rritjen profesionale e të karrierës që secili i përfiton duke punuar dhe duke u trajnuar vazhdimisht. Të gjithë përfitojnë karrierë dhe rritje profesionale dhe Abissnet shquhet për këtë. Në Abissnet ka specialistë dhe drejtues që kanë mbi 10 vite aty duke e bërë Abissnet-in shtëpinë tyre të dytë dhe duke besuar dhe u rritur profesionalisht aty.

Pjesëmarrja në projekte dhe iniciativa sociale

Abissnet gjithashtu ka luajtur një rol të rëndësishëm në mbështetjen e nismave sociale dhe projekteve humanitare. Nga projekte dhe biznese të vogla deri në mbështetje të futbollit elitar për meshkuj dhe femra në Shqipëri dhe bashkëpunimin me Federatën Shqiptare të Futbollit, Radio Televizionin Shqiptar duke u bërë sponsorë të Titullit “Abissnet Superiore”.
Abissnet prej vitesh ka ndihmuar klubet e elitës së futbollit me kontribute finaciare si dhe me marketingun, shpërndarjen dhe suportin e ndeshjeve, futbollistëve dhe klubeve duke ndihmuar kështu brezat e rinj të sportistëve në Shqipëri.
Abissnet ka demonstruar angazhimin e vet për përgjegjësinë sociale dhe ndikimin pozitiv në komunitet dhe mbetet në mbështetje të të rinjve të vyer të Shqipërisë.

Përparimet e fundit dhe perspektiva

Duke u mbështetur në sukseset e arritura deri tani, Abissnet vazhdon të investojë në teknologji të reja dhe të kërkojë mundësi të reja për rritje.
Përpjekjet e saj të fundit përfshijnë paketa sherbimi për klientët familjare e jo vetëm deri në rritje maksimale të shpejtësisë së internetit deri në 10 GB që premtojnë të avancojnë më tej pozicionin e kompanisë në treg.
Gjithshtu kompania shet së bashku me internetin edhe paketa Tv të operatorëve të ndryshëm.
Abissnet ka bërë hapa të mëdha përpara në përmirësimin e infrastrukturës teknologjike për të ofruar shërbime më të avancuara dhe të shpejta për klientët e vet.
Jane shtuar routera të rinj Cisco, të cilët kanë një kapacitet maksimal transmetimi të dhënash prej më shumë se 1.5 Tbps, duke siguruar një rrjedhë të qëndrueshme dhe të pandërprerë të të dhënave.
Janë implementuar OLT-të më të reja ZTE C600 me karta XGS-PON, të cilat do të bëjnë të mundur që një klient i thjeshtë familjar të arrijë të marrë deri në 10 Gbps internet në shtëpi.
Kjo risi teknologjike do të transformojë përvojën e përdoruesve duke ofruar shpejtësi të papara në shërbimet e internetit.
Është investuar gjithashtu në servera të teknologjisë më të fundit, të cilët përdoren për klientët, duke hostuar shërbime të ndryshme si: aplikacione biznesi, faqe interneti, platforma të e-commerce etj.
Këto servera ofrojnë siguri të lartë, shpejtësi në përpunimin e të dhënave dhe janë të dizajnuar për të përmbushur nevojat më të kërkuara të klientëve.
Një tjetër arritje e rëndësishme është ndërtimi i datacenter-i të ri, i cili përdor teknologjitë më të avancuara për menaxhimin e të dhënave dhe energjisë.

Ky datacenter është krijuar për të pritur pajisjet e kompanive të ndryshme të huaja dhe shqiptare që nuk kanë vonuar të vijnë dhe që duan të përfitojnë nga standardet tona të larta të sigurisë dhe eficiencës.
I gjithë rrjeti backbone i Abissnet është i ndërtuar me pajisje të cilësisë më të lartë, nga marka prestigjioze si Cisco, me porta minimalisht me kapacitet 10Gbps dhe që shkojnë deri në 100Gbps.
Kjo infrastrukturë e fuqishme siguron një performancë të shkëlqyer, duke mundësuar një shërbim të pandërprerë dhe me shpejtësi të lartë për të gjithë klientët tanë.
Këto investime teknologjike e vendosin kompaninë Abissnet në krye të ofruesve të shërbimeve digjitale.
Abissnet së shpejti lëshon paketen e vet të kanaleve tv që quhet ABISSNET TV, që do të ketë deri 149 kanale tv.
Sot Abissnet është një shembull i shkëlqyer i një kompanie që ka arritur të zhvillohet dhe të përshtatet në një mjedis të ndërlikuar dhe ne ndryshim te vazhdueshem.

Me një histori të pasur dhe arritje të jashtëzakonshme, kompania vazhdon të përbëjë një forcë të rëndësishme në industrinë e internetit dhe teknologjisë dhe punëson mbi 300 punonjes dhe rreth 200 bashkëpunëtorë dhe furnitorë.

×