RREGULLORE E PRIVATËSISË
Shoqeria “Abissnet” sha është e angazhuar të sigurojë mbrojtjen e të dhënave
personale të pajtimtarëve të saj dhe të çdo subjekti tjetër që për qëllime
të ligjshme i mblidhen dhe i përpunohen të dhënat personale. Ky proces
kryhet në respektim të Kushtetutës se Republikës së Shqipërisë, Ligjit
Nr.9887, datë 10.03.2008 “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale” i ndryshuar,
Ligjit nr 9918 dt. 19.05.2008 “Për Komunikimet Elektronike dhe Postare” i
ndryshuar si dhe aktet e tjera nënligjore dhe rregulloreve të organeve
komptente që veprojnë në fushën e mbrojtjes së të dhënave
personale.
Në
vijim gjenden rregullat themelore mbi bazën e të cilave disiplinohet
mbrojtja dhe përpunimi i të dhënave personale në shoqërinë Abissnet sha.
1.
Abissnet
sha përpunon te dhenat personale të përdoruesve të shërbimeve te
komunikimeve elektronike, që përfshijnë emër, mbiemër, adresë, numër
telefoni, adresë e mail-i, numër të letërnjoftimit apo të dhëna të tjera të
këaj natyre të cilat përcaktohen në Kontratën Tip të Shërbimit me
Përdoruesin (internet, telefoni e
palëvizsshme).
2.
Abissnet
sha përpunon të dhënat e trafikut të telefonisë dhe të internetit. Të dhënat
e trafikut telefonik përfshijnë të dhënat si koha e thirrjes, kohëzgjatja,
numri i thirrur, tarifimi për shërbimin përkatës
etj.
1.
Mbajtja,
ruajtja dhe perpunimi i të dhënave bëhet ne funksion të përmbushjes se
detyrimeve kontraktore që rrjedhin nga kontratat tip të komunikimeve
elektronike (internet, telefoni e palëvizsshme) dhe për qëllimet ligjore të
specifikuara në mënyrë të qartë ne legjislaconin mbi komunkimet elektronike
dhe përpunimi i tyre duhet bëhet vetëm mbi bazën e këtyre
qëllimeve.
2.
Në
përputhje me këtë rregull në kontratën e shërbimit tip, të miratuar nga
Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare, përcaktohen të gjitha
termat dhe kushtet e nevojshme
që e informojnë dhe e ndërgjegjësojnë pajtimtarin për ruajtjen dhe
përpunimin e të dhënave personale sipas
ligjit.
3.
Të dhënat
mbahen në mënyrë korrekte, të kujdesshme, të sakta, të plota dhe të
përditësuara. Çdo subjekt i të dhënave personale i plotësohen të gjitha të
drejtat e parashikuara në ligjin "Për mbrojtjen e të dhënave personale" i
ndryshuar.
4.
Shoqëria
Abissnet sha aplikon procedura te përshtatshme, duke përfshirë rishikimin
periodik dhe kontrollin, për të siguruar që çdo e dhënë është mbajtur e
përditësuar.
5.
Të dhënat mbahen jo më shumë se sa është e nevojshme
për qëllimin për të cilin ato janë grumbulluar ose përpunuar më
tej.
Nëpërmjet faqes së internetit
www.abissnet.al, Abissnet
prezanton profilin e shoqërisë, shërbimet, ofertat, paketat me tarifat,
promocionet e ndryshme etj. Çdo vizitor i faqes jep të dhëna personale në
mënyrë vullnetare kur, nëpërmjet kësaj faqeje dërgon e mail në adresat
zyrtare elektronike të shoqërisë. Të dhënat personale që grumbullohen në
këtë mënyrë ruhen dhe përpunohen në përputhje të plotë me legjislacionin në
fuqi dhe këtë rregullore. Asnjë e dhënë personale nuk mblidhet nga Abissnet
sha pa pëlqimin e vizitorit të faqes.
Faqja e
internetit e Abissnet-it mund të përmbajë lidhje të ndonjë faqeje tjeter në
internet. Abissnet sha nuk është përgjegjës për përmbajtjen e këtyre faqeve
dhe këshillon vizitorët e saj që të lexojnë politikat përkatëse të
privatësisë për këto faqe.
Përhapja e të dhënave personale te të tretët do të bëhet në këto raste:
-
nëse këto palë janë agjentë apo nënkontraktorë të
Abissnet sha;
-
në zbatim të detyrimeve ligjore dhe organeve të
caktuara kompetente;
-
në rastin e përgjimit të telefonatave dhe të
përdorimit të internetit dhe t’i vendosë këto të dhëna në dispozicion të
autoriteteve kompetente vetëm në zbatim të Ligjit nr 9157 datë 04.12.2003
për “Përgjimin e Telekomunikimeve” dhe ndryshimeve
përkatëse.
1.
Çdo
individ për të cilin mbahen nga Operatori Abissnet sha të dhëna personale ka
të drejtë te kerkojë informacion mbi të dhënat personale që përpunohen dhe
shoqëria do t’i kthejë përgjigje brenda një afati 30 ditor nga marrja e
kërkesës. Kërkesa duhet të dërgohet me shkrim në adresën:
Sektori i Privatësisë, Abissnet sha,
Rr.Ismail Qemali, Pallati 18, Tiranë,
Shqipëri.
Kërkesa
duhet të përmbajë të dhënat e nevojshme për identifikimin e kërkuesit.
2.
Në
përgjigje të kërkesës për akses Abissnet sha do
të:
i)
pajisë kërkuesin me informacionin e kërkuar në mënyrë
të përpiktë dhe brenda 30 ditëve
nga marrja e kërkesës;
ii)
Nëse Abissnet nuk disponon ndonjë informacion në
lidhje me kërkesën e bërë, do t’ja komunikojë këtë kërkuesit brenda 30
ditëve.
3.
Nëse
Abissnet sha refuzon të drejtën e kërkuesit për akses, në përputhje me një
nga ato kufizime të parashikuara në ligj, do të njoftojë kërkuesin në formë
shkresore brenda 30 ditëve dhe do të përfshijë një deklaratë për arsyet e
refuzimit. Gjithashtu, do të informohet Kërkuesi
për
të drejtën
e tij/saj për t'u ankuar te Komisioneri për Mbrojtjen e të Dhënave në lidhje me
refuzimin ose për të paraqitur kërkesën për të kontrolluar përjashtimin në
rastin konkret.
4.
Çdo subjekt i
të dhënave personale ka të drejtën për të kërkuar fshirjen apo korrigjimin e
ndonjë informacioni të pasaktë, të drejtën për të kundërshtuar, të drejtën për
t'u ankuar te Komisioneri për Mbrojtjen e të Dhënave etj.
Abissnet
sha përdor teknologji të sigurta për ruajtjen e bazës së të dhënave personale.
Abissnet sha kujdeset që regjistrimi dhe transferimi i të dhënave të bëhet me
masa të plota sigurie sipas legjislacionit në fuqi.
Abissnet
sha, përpunuesit dhe personat që vihen në dijeni me të dhënat e përpunuara gjatë
ushtrimit të funksioneve të tyre, detyrohen të ruajnë konfidencialitetin dhe
besueshmërinë edhe pas përfundimit të funksionit. Këto të dhëna nuk përhapen,
përveç rasteve të parashikuara me ligj. Ne funksion te ketij detyrimi, Abissnet
sha kujdeset per trajnimin serioz te stafit dhe pranimit te pergjegjesise se
tyre nepermjet njohjes, pervetesimit, pranimit dhe nenshkrimit te Deklarates se
Konfidencialitetit.
Nëse keni
pyetje, vërejtje apo kërkesa rreth përmbajtjes së kësaj Rregulloreje, na
informoni me shkrim në adresën e mëposhtme: