Kushtet Standarde të përdorimit të faqes web http://www.abissnet.al


Ju lutemi, lexoni me kujdes këto Kushte (më poshtë referuar si “Kushtet” ose “Kushtet Standarde të përdorimit të faqes web”) të cilat rregullojnë aksesin dhe përdorimin nga ana juaj të kësaj faqeje web ("Faqja"). Ju nuk duhet të përdorni këtë Faqe, nëse keni ndonjë kundërshtim në lidhje me ndonjërin prej këtyre Kushteve.

Përkufizime

"Përmbajtje"
janë të gjitha të dhënat, informacioni, materiali dhe përmbajtja, përfshirë  por pa u kufizuar me mesazhe, vizatime, fotografi, software, video, muzike, tinguj dhe grafike;

"Funksione"
janë shërbimet e ofruara nga ose nëpërmjet Faqes;

"Kushte Standarde të përdorimit të faqes web"
është kontrata ndërmjet Abissnet dhe Ju, që përmban këto kushte dhe afate;

"Marka Tregtare"
është fjala dhe dizenjimi "Abissnet" dhe “More TV”, sido që të jetë e paraqitur, përfshirë prezantimet e stilizuara, të gjitha logot e shoqëruara me të, simbolet dhe kombinimet e mësipërme me një tjetër fjalë ose shenjë;

"Abissnet"
është shoqëria Abissnet sh.a., me seli të regjistruar në Tiranë, Rruga “Ismail Qemali”, Pallati 18, Kati II, Shqipëri dhe mund të referohet dhe si “ne” ose “neve” në këto Kushte dhe Afate.

"Ju"
është vizitori i Faqes, i cili hyn në këto Kushte (dhe “i juaji” do të interpretohet në këtë kuptim).

 

1.      Përdorimi i Faqes

Shërbimet që ne ju ofrojmë përmes kësaj faqeje janë Përmbajtja dhe Funksionet e disponueshme në këtë Faqe, ose që ju ofrohen si rezultat i përdorimit nga ana juaj të Faqes ("Shërbimet").

Ju pranoni dhe bini dakord se ju lejohet ta përdorni Faqen dhe Shërbimet vetëm siç përcaktohet shprehimisht në këto Kushte ose siç përcaktohet në vetë Faqen.

Ju pranoni dhe bini dakord se do të përdorni Faqen dhe Shërbimet vetëm në mënyrën e përcaktuar shprehimisht në këto Kushte ose në mënyrën e përcaktuar në Faqe.


Ju nuk mund të:

·         Kopjoni, ndryshoni, riformatoni, shfaqni, shpërndani, licenconi, transmetoni, shisni, zbatoni, publikoni, transferoni ose të vini në dispozicion Shërbimet ose informacionin që ju merrni gjatë përdorimit të Shërbimeve ose aksesit në Faqe.

·         Hiqni, ndryshoni, deformoni ose fshini në asnjë mënyrë informacionin në Faqe dhe/ose Shërbimet, ose të përdorni materialet e marra gjatë përdorimit të Faqes dhe/ose Shërbimeve, përveçse siç është përcaktuar në këto Kushte.

·         Kopjoni, çmontoni (pjesërisht ose tërësisht) softwaret-t e përdorur në Faqen dhe/ose Shërbimet (pëveç sa lejohet shprehimisht nga ligji).

·         Kopjoni ose përdorni materiale të marra nga Faqja dhe/ose Shërbimet për qëllime tregtare.

·         Hiqni, fshini ose ndryshoni të drejtat e autorit, të markës tregtare ose objekte të tjera të pronësisë intelektuale që gjenden në përmbajtjen e Faqes.

·         Të përdorni “caching”, akseleratorë http si Harvest, Squid, Netscape proxy ose Microsoft Catapult, apo teknologji të ngjashme.

 

2.      Veprimet e ndaluara

Ju pranoni se do të përdorni Faqen dhe Shërbimet në përputhje me këto Kushte dhe në mënyrë të ligjshme duke garantuar se nuk do të kryeni (dhe se nuk do të lejoni të tjerët të kryejnë) veprimet e mëposhtme,  por duke mos u kufizuar vetëm në to:

·         të shmangni identifikimin e përdoruesit ose sigurinë e host-uesit, rrjetit ose llogarisë (referuar si "cracking " ose "hacking") dhe as të ndërhyni në shërbimin e një përdoruesi, host-uesi ose rrjeti (referuar si "sulme që pengojnë shërbimin") dhe as të kopjoni faqe ose të regjistroni fjalëkalime identike në motorët e kërkimit për të ç’orientuar përdoruesit e tjerë në mënyrë që ata të mendojnë se po lexojnë faqen autentike te Abissnet (referuar si "vjedhje e faqes") ose të përdorni Faqen për Shërbime të tjera të paligjshme ose të dënueshme.

·         me dashje ose për shkak të pakujdesisë të transmetoni përmbajtje elektronike (përfshi viruset) nëpërmjet Faqes dhe/ose Shërbimeve, të cilat shkaktojnë ose mund të dëmtojnë në çfarëdo niveli sistemet kompjuterike të Abissnet ose të përdoruesve të tjerë të Internetit.

·         të shfrytëzoni në mënyrë të paligjshme, të kërkoni sasi të larta trafiku, të shpërndani ose dërgoni letra zinxhir, "junk mail" ose "spam" të çfarëdo lloji, vëzhgime, konkurse, skema piramidale ose të angazhoheni në veprime që kanë për qëllim të pengojnë përdoruesit e tjerë të përdorin faqen dhe/ose Shërbimet ose një faqe tjetër, ose të kryeni veprime që mund të dëmtojnë ose prishin reputacionin e Abissnet ose të një pale të tretë.

Ju pranoni se shërbimet e buletinit informativ që mund të ofrohen nga Abissnet ("Njoftimet Publike") i drejtohen publikut dhe komunikimet tuaja mund të shfaqen ndaj të tjerëve, prandaj ju duhet të tregoheni të kujdesshëm kur paraqisni të dhëna personale ose çfarëdolloj informacioni tjetër që mund t’ju identifikojë. Abissnet nuk mban përgjegjësi dhe nuk kontrollon apo vërteton Përmbajtjen e Shërbimeve të Komunikimit Publik.

3.      Informacioni Juaj

Përdorimi i të dhënave tuaja personale nga ana e Abissnet bëhet sipas Rregullores së Privatësisë të Abissnet (linku i politikës së privatësise në fund të faqes), që është pjesë e këtyre Kushteve dhe Afateve.

4.      Të Drejtat e Pronësisë Intelektuale

Markat Tregtare të përdorura në këtë Faqe janë markat e regjistruara të Abissnet apo partnerëve të tij, dhe janë objekt i legjislacionit për pronësinë intelektuale. Të gjitha të drejtat janë të regjistruara rregullisht. Ju nuk mund t’i përdorni markat, qofshin dizenjo apo fjalë:

·         si pjesë e markave tuaja;  

·         në mënyra që mund të shkaktojnë konfuzion te publiku;

·         për të identifikuar produkte apo shërbime që nuk kanë të bëjnë me Abissnet; ose,

·         në mënyra të tjera që mund t’i shkaktojnë dëm reputacionit të Abissnet ose partnerëve të tij.

Përmbajtja e këtyre kushteve nuk do të interpretohet si dhënie ndaj palës tuaj të një licence, ose si kalim i të drejtave të tjera të pronësisë intelektuale, ose të drejtave të tjera në pronësi të Abissnet, të një partneri ose të një pale të tretë.

5.      Kostot

Përdorimi i Faqes është pa pagesë. Sidoqoftë, Abissnet rezervon të drejtën të tarifojë aksesin në një pjesë të Faqes ose në të gjithë Faqen në të ardhmen, me kusht qe t’ju njoftojë qartazi kur ju aksesoni atë pjesë të Faqes që është me pagesë.

6.      Kufizimi i Përgjegjësisë

Në asnjë rast Abissnet, apo ndonjë prej agjentëve dhe punëmarrësve të tij, nuk do të mbajnë përgjegjësi ndaj jush në lidhje me çdo gjë që rrjedh apo ka lidhje me përdorimin e Faqes nga ana juaj, qoftë ai dëm kontraktor apo jashtë kontraktor.

Ju keni përgjegjësi të plotë për marrjen e të gjitha masave përpara përdorimit të Faqes dhe Shërbimeve. Shërbimet përditësohen në mënyrë periodike dhe ju duhet të kontrolloni Faqen dhe Shërbimet rregullisht për t’u siguruar se keni informacionin e përditësuar.

7.      Garancitë

Faqja dhe Shërbimet ofrohen “siç janë”. Abissnet nuk jep asnjë garanci të shprehur apo të nënkuptuar dhe nuk merr asnjë përgjegjësi në lidhje me Faqen apo përmbajtjen e saj.

Gjithashtu, asgjë e paraqitur në këtë Faqe, nuk duhet të interpretohet si këshillim ndaj jush.

 

8.      Lidhjet me Faqet e Tjera

Faqja mund të përmbajë lidhje për në adresat e faqeve web të palëve të treta, të cilat nuk zotërohen ose kontrollohen nga Abissnet.

Abissnet nuk ushtron kontroll dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen, politikat e privatësisë, ose praktikat e faqeve web të palëve të treta. Ne nuk garantojmë ofrimin e shërbimeve të këtyre subjekteve apo faqeve web.

Ju pranoni që Abissnet nuk do të jetë përgjegjës, drejtpërdrejt ose indirekt, për ndonjë dëm ose humbje të shkaktuar ose të pretenduar në lidhje me përdorimin e faqeve web të palëve të treta.

Ne ju këshillojmë të lexoni Kushtet Standarde dhe Politikat e Privatësisë të çdo faqeje web të palëve të treta, që ju aksesoni.

9.      Përjashtimi i përgjegjësisë

Abissnet dhe asnjë punëmarrës ose agjent i tij nuk do të mbajë përgjegjësi për dëme të caktuara, qofshin këto dëme të shkaktuara nga zbatimi i kontratës, nga neglizhenca ose veprime jashtë kontraktore, që lindin nga ose në lidhje me kryerjen apo përdorimin e Shërbimeve të Faqes dhe sidomos, por pa u kufizuar me sa më sipër, Abissnet përjashton në veçanti të gjitha përgjegjësitë në lidhje me humbjet e shkaktuara nga:

·         përdorimi nga ana juaj i Faqes dhe Shërbimeve ose i Përmbajtjes apo Shërbimeve ose humbja e Shërbimeve apo Përmbajtjes tuaj për shkak të vonesave, mos dërgimi, mos marrja ose ndërprerja e shërbimeve; dhe

·         defektet ose kostot, humbja e fitimeve, humbja e Përmbajtjes tuaj ose humbje pasuese të shkaktuara nga përdorimi nga ana juaj, ose pa aftësia juaj në përdorimin apo aksesin në Faqen dhe Shërbimet, nga një difekt, pezullim ose tërheqje, nga një pjesë ose nga e gjithë “Faqja ose Shërbimet” në çdo kohë.

Abissnet do të bëjë përpjekje të arsyeshme për të garantuar se Faqja ose Shërbimet mirëmbahen dhe janë të disponueshme. Por disponueshmëria e tyre mund të varet nga pajisjet tuaja, rrjetet e komunikimit, numri i madh i personave që tentojnë të përdorin rrjetin ose Internetin në të njëjtën kohë ose shkaqe të tjera që kanë ndikim mbi të, dhe mund të mos arrijë të ofrojë disponueshmëri të faqes ose të ketë nevojë për mirëmbajtje pa njoftim.

10.  Ndryshimet

Abissnet rezervon të drejtën për të ndryshuar në çdo kohë Faqen apo për të pezulluar e përfunduar, ofrimin e Faqes apo duke kufizuar aksesin në një pjesë të saj.

Abissnet rezervon të drejten për të përditësuar këto Kushte Standarde në çdo kohë. Nëse vazhdoni të përdorni Faqen, do të merret e mirëqenë se Ju keni pranuar ndryshimet që iu janë bërë Kushteve.

 

11.  Monitorimi/regjistrimi i komunikimeve

Monitorimi ose regjistrimi i thirrjeve, e-mail-eve, mesazheve ose komunikime të tjera të kryera përmes Faqes, bëhet në përputhje me ligjin dhe qëllimet e biznesit të Abissnet, si për shembull kontrollet e cilësisë, për të parandaluar përdorimin e paautorizuar të sistemeve të telekomunikacionit të Abissnet dhe për të garantuar funksionimin efektiv të sistemeve.

12.  Përfundimi

Abissnet mund të zgjedhë të përfundojë ofrimin e Shërbimeve ose aksesit tuaj në Faqe, për shkak të shkeljes së këtyre Kushteve nga ana juaj, ose nëse Abissnet ndërpret ofrimin e Faqes dhe Shërbimeve për çfarëdo arsye.

13.  Të përgjithshme

Ligji i zbatueshëm dhe Juridiksioni – Këto Kushte Standarde rregullohen dhe interpretohen në përputhje me ligjet e Republikës së Shqipërisë dhe mosmarrëveshjet në lidhje me to do të gjykohen në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Kushtet Standarde të përdorimit të Faqes interpretohen në mënyrë të pavarur, dhe nëse një parashikim i tyre shpallet i pavlefshëm Gjykata, kjo nuk cënon vlefshmërinë e parashikimeve të tjera të këtyre Kushteve.

Nëse Abissnet nuk ushtron një ose disa nga të drejtat e parashikuara në këto Kushte, kjo nuk do të interpretohet si dorëheqje përfundimtare nga këto të drejta, përveç rasteve kur Abissnet, bie dakord, për këtë, me shkrim.

Abissnet ka të drejtën të kalojë dhe transferojë të drejtat dhe detyrimet sipas këtyre Kushteve Standarde, pa kyer një njoftim paraprak dhe pa marrë ndonjë miratim.

Me pranimin e këtyre Kushteve dhe Afateve merrni përsipër se nuk do të kaloni, ri-shisni, nën-kontraktoni ose transferoni të drejtat tuaja ose detyrimet sipas këtyre Kushteve ose një pjesë të tyre. Shkelja në çfarëdo mënyre e këtij kufizimi, pavarësisht nëse rezulton ose jo e suksesshme, do të shkaktojë përfundimin e ofrimit të Shërbimeve nga Abissnet nga momenti kur konstatohet shkelja.

Forca Madhore - Abissnet nuk do të mbajë përgjegjësi për shkeljen e këtyre Kushteve për rastet e forcës madhore, të cilat janë jashtë vullnetit dhe kontrollit te Abissnet dhe ia pamundësojnë atij ushtrimin e të drejtave dhe detyrimeve, si p.sh., por pa u kufizuar tek tërmetet, përmbytjet, katastrofat e ndryshme natyrore, luftërat, revolucionet, kryengritjet, epidemitë etj.