PLANI I MASAVE TE SHOQERISE ABISSNET SHA PER PARANDALIMIN E PERHAPJES SE COVID
19 :
Në mbështetje të Kodit të Punës, ligjit " Për parandalimin dhe luftimin e
infeksioneve dhe sëmundjeve infektive " i ndryshuar, Aktit Normativ nr. 3, dt.
15.03.2020 "Për marrjen e masave të veçanta administrative gjatë kohëzgjatjes së
periudhës së infeksionit të shkaktuar nga COVID-19" i ndryshuar, Urdhërit të
Ministrit të Shëndetësisë nr. 193 "Për mbylljen apo kufizimin e lëvizjeve në
Republikën e Shqipërisë" i ndryshuar, VKM nr. 243, dt. 24.03.2020 " Për
shpalljen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore ", Udhëzuesit për " Rekomandime të
përgjithshme ndaj subjekteve të biznesit që lejohen të zhvillojnë aktivitetin në
kushtet e lehtësimit të masave të marra për kufizimin e përhapjes së COVI-19 ",
udhëzimet e vazhdueshme të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe
Organizatës Botërore të Shëndetësisë,
VENDOS :
1. Të sigurohen në mënyrë të vazhdueshme për punonjësit, elementet e higjienës
dhe mjetet e mbrojtjes personale, të cilat shërbejnë si barrierë fizike për
minimizimin e transmetimit të infeksionit Covid-19, ku përfshihen:
a. Sapun i duarve;
b. Dezinfektant me bazë alkooli me të paktën 60% alkool;
c. Letër për pastrimin e duarve ose peshqir me një përdorim;
d. Letër dhe dezinfektantë për pastrimin e sipërfaqeve;
e. Kosha të mbyllur për eliminimin e mbetjeve;
f. Maska (maskat mund të jenë edhe prej cope dhe të ndërrohen çdo ditë);
g. Doreza.
Të garantohet përdorimi nga ana e stafit, i maskave, dorezave dhe dezinfektuesit
dhe përdorimi i tyre sipas udhëzimeve të Ministrisë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes
Sociale dhe Organizatës Botërore të Shëndetësisë. Rregullat që duhet të ndiqen:
- Të gjithë punonjësit duhet të jenë të pastër dhe higjenikë;
- Sipërfaqet (psh të tavolinave etj) dhe objektet(telefona, tastierë etj) duhet
të dezinfektohen rregullisht;
- Dizinfektantët e duarve duhet të vendosen në ambjentet e punës dhe të
sigurohet rimbushja e vazhdueshme e tyre;
- Të vendosen postera që inkurajojnë higjenën e duarve në hyrje të vendit të
punës dhe në zona të tjera të vendit të punës ku janë të dukshme;
- Të vendosen postera për higjenën e frymëmarrjes;
- Të siguroheni që stafi dhe klientët kanë akses në vende ku mund të lahen duart
me ujë dhe sapun;
- Të sigurohet mbajtja e distancës prej të paktën 2 metra;
- Të respektohen masat e distancimit social sipas planit të veçantë të afishuar
në ambientet e kompanisë;
- Të shmanget prekja e syve, hundës dhe gojës;
- Të praktikohet higjena respiratore, kollitjes dhe tështitjes duke përdorur
vënien e gropëzës së brrylit përpara gojës dhe hundës;
- Punonjësit duhet të lajnë duart dhe të përdorin dezinfektantin kur i kanë të
ndotura si dhe pas heqjes së maskës dhe dorezave;
- Nuk duhet të përdoret shtrëngimi i duarve apo përqafimi midis punonjësve për
tu përshëndetur; të shmanget kontakti fizik gjatë përshëndetjeve.
2. Ndalohet përdorimi i mjeteve të njëri-tjetrit nga punonjësit si dhe qëndrimi
në postin e punës së njëri-tjetrit. Punonjësit nuk duhet të përdorin pajisjet e
mëposhtme që i takojnë një punonjësi tjetër;
a. Telefonat;
b. Kompjuterin;
c. Tavolina;
d. Telekomandat;
e. Mjetet e punës në terren;
f. çdo pajisje tjetër
Ato duhet të pastrohen dhe dezinfektohen para dhe pas përdorimit. Të sigurohen
pastruesit e duhur në mënyrë që sipërfaqet e përdorura zakonisht të mund të
fshihen nga punonjësit para çdo përdorimi. Nëse sipërfaqet janë të ndotura, ato
duhet të pastrohen duke përdorur një pastrues ose sapun dhe ujë para
dezinfektimit.
3. Nëse një nga punonjësit ka ose ka pasur kontakt të ngushtë me një person
pozitiv me Covid 19, duhet të qëndrojë në vetëkarantinim dhe të njoftojë
menjëherë mjekun e ndërmarrjes dhe administratorin, i cili më pas njofton
NJVKSH-në përkatëse.
4. Punonjësit që kanë shenja klinike të qëndrojnë në shtëpi, të vetëizolohen dhe
të monitorojnë shenjat klinike dhe për çdo shqetësim të njoftojnë 127 dhe mjekun
e familjes si dhe të njoftojnë mjekun e ndërmarrjes dhe administratorin.
5. Nëse punonjësi shfaq shenja klinike, Administratori do të largojë nga puna
punonjësin, për të qëndruar në shtëpi, dhe duhet të njoftojë brenda 24 orëve
NJVKSH-në dhe ISHP-në.
6. Nëse konstatohet një rast i dyshuar me Covid 19 nga mjeku i ndërmarrjes,
duhet të njoftohet menjëherë NJVKSH dhe ISHP.
7. Punonjësit të cilët kanë ftohje apo temperaturë të lehtë(37.3 ose më shumë)
duhet të qëndrojnë në shtëpi. Ata duhet të qëndrojnë në shtëpi gjithashtu(apo të
punojnë nga shtëpia) nëse duhet të marrin mjekime të lehta si
paracetomol/acetaminophen, ose aspirin, të cilat mund të fshehin simptomat e
infektimit.
8. Të caktohet një mjedis i izoluar për një punonjës, i cili mund të shfaqë
shenja klinike të sëmundjes dhe më pas të lajmërohet 127-ta dhe NJVKSH-ja
përkatëse.
9. Lidhur me shërbimet që ofrohen në mjedise të mbyllura, anëtarët e stafit që
shërbejnë në marrëdhëniet me klientët, duhet të respektojnë me rigorozitet masat
profilaktike të rekomanduara (maska, doreza, mjete higjene dhe desinfektuesit e
mjedisit etj.), duke respektuar distancat minimale të qëndrimit prej jo më pak
se 2 metra largësi nga kolegët dhe klientët, dhe jo më shumë se një klient në
ambjent;
10. Në njësitë e shitjes të vendoset xhami-mbrojtës Klient-Shitës dhe elementët
e distancimit fizik me shenja vizuale të dukshme në sipërfaqen e dyshemesë.
11. Drejtuesit e njësive organizative të marrin masa për reduktimin e fluksit të
klientëve në shërbimet për publikun, duke rekomanduar klientët të përdorin
alternativa të tjera komunikimi. Për të evituar radhët dhe kontaktet pranë
njesive tona në lidhje me shërbimet, të përdoren pikat e easy pay, bankë,
western union. Shërbimet ndaj pajtimarëve të kryhen on- line për sa është e
mundur, me qëllim minimizimin e kontakteve me punëmarrësit e shoqërisë.
12. Të realizohet instalimi i platformes online te kryerjes se pagesave ne
ëebsite-in www.abissnet.al.
13. Të përdoren kamerat e survejimit për të vëzhguar nëse masat e përcaktuara të
higjenës dhe kujdesit zbatohen me saktësi.
14. Të shqyrtohet mundësia e përdorimit të sistemit të ventilimit me qëllim:
a. Rritjen e nivelit të ventilimit;
b. Rritjen e përqindjes së ajrit në natyrë që qarkullon në sistem;
15. Të kryhet dezinfektimi i vazhdueshëm i të gjitha ambjenteve në të cilat
zhvillon veprimtarinë shoqëria "Abissnet" sha, mjediset e zyrave dhe njësi
shitje.
16. Të kryhet dezinfektimi i vazhdueshëm i të gjitha automjeteve që përdoren nga
punonjësit e shoqërisë"Abissnet"sha.
17. Të kryhet dezinfektimi i vazhdueshëm i të gjitha pajisjeve që përdoren nga
punonjësit e shoqërisë"Abissnet"sha.
18. Të pezullohen procedurat e rekrutimit të personelit, trajnime dhe
specializime kolektive ne mjediset e shoqërisë. Në rastet e nevojshme për
trajnim, të përdoren metodat e komunikimit elektronik.
19. Të hartohet politika e brendshme për punën nga shtëpia dhe të përcaktohen
punonjësit që do të kryejnë punën nga shtëpia; çdo Drejtor Departamenti të
përcaktojë me grafik punëmarrësit që do të kryejnë detyrën nga shtëpia dhe
dërgimin e kësaj liste pranë Drejtorisë së Burimeve Njerëzore. Këto grafikë
shërbimi do të miratohen nga Drejtori Ekzekutiv i shoqërisë. Në kuadër të këtij
detyrimi, të identifikohen personat që mund të jenë në rrezik duke i mbështetur
ata, pa frymëzuar diskriminim në vendin e punës (psh diabet, sëmundje të zemrës
dhe mushkërive, mosha e madhe etj) te cilëve t'iu rekomandohet qëndrimi në
shtëpi.
a. Të hartohet grafiku i ndarjes së punonjësve në zyra për të respektuar
kriterin e distancës prej 2 metra nga njëri-tjetri;
b. Të hartohet një plan për distancimin social me masa konkrete dhe të qarta, që
kanë si synim minimizimin në maksimum të kontaktit fizik midis punonjësve dhe
respektimin e distancimit;
c. Të hartohen rekomandime të përgjithshme për klientët të cilët vizitojnë
njësitë tregtare të Abissnet;
21. Zbatimi i këtij vendimi siguron:
a. Reduktimin e transmetimit të infeksionit midis punonjësve;
b. Sigurimin e një ambienti të shëndetshëm në punë;
c. Vijimësinë normale të aktivitetit të biznesit;
PROTOKOLLI I MASAVE HIGJENO SANITARE COVID-19
NIVELI JESHIL PëR BIZNESET:
* Të kryhet çdo ditë vlerësim i personave të punësuar nëse kanë simptoma të
COVID-19 sipas checklistës së miratuar. Në rast të simptomave nuk duhet lejuar
në asnjë rast vijimi i aktivitetit nga personi përkatës dhe duhet të raportohet
menjëherë si rast në numrin 127.
* çdo punonjës është i detyruar të deklarojë nëse ka patur kontakt me persona të
cilët rezultojnë apo kanë rezultuar pozitiv me COVID-19.
* çdo punonjës që vëren shenja klinike gjatë qëndrimit në banesë nuk duhet të
paraqitet në punë. Punonjësi duhet të telefonojë 127 dhe mjekun e familjes.
* Personeli i punësuar duhet të përdorë në çdo moment dorezat mbrojtëse. Dorezat
ndërrohen çdo ditë.
* Personeli i punësuar duhet të mbajë në çdo moment maskën mbrojtëse duke
mbuluar hundën dhe gojën. Maska ndërrohet çdo 3 ditë. Maskat mund të jenë edhe
prej cope dhe në këtë rast duhet të ndërrohen çdo ditë.
* Të sigurohen maskat, higjenizuesi dhe dorezat.
* Në hyrje të njësive tregtare të ofrohet produkti higjenizuer për klientët dhe
të kryhet rimbushja e tyre. Përqindja e substancës aktive duhet të jetë
minimalisht 60%.
* Në asnjë rast nuk lejohet kontakti fizik midis punonjësve apo mes palëve të
treta furnizues, shpërndarës etj., përfshirë përshëndetjet.
* Personat e tretë si furnizuesit, shpërndarësit të lejohen vetëm të pajisur me
maska dhe doreza mbrojtëse dhe pas dezinfektimit të duarve.
* Gjatë pushimit apo orarit të ngrënies të shmanget grumbullimi i personave si
në ambientet e shoqërisë ashtu edhe në ambiente publike.
* Punonjësit gjatë punës nuk duhet të përdorin mjetet apo vendin e punës së
kolegëve pa kryer dezinfektimin.
* Klienti dezinfekton duart në hyrje dhe dalje nga dyqani. Klienti mban dorezat
dhe maskën mbrojtëse çdo moment.
* Të garantohet dhe respektohet në çdo moment distanca prej 2 metra midis
klientit dhe personelit të punësuar.
* Kollitja dhe tështitja kryhen duke përdorur brylin apo letër hundësh. Letra
hidhet menjëherë në kosh.
* Punonjësi kur kthehet në banesën e tij heq maskën dhe dorezat dhe lan duart e
fytyrën për 20 sekonda me ujë dhe sapun. Dorezat dhe maska sipas rastit hidhen
në kosh të mbyllur.
* Punonjësit duhet të nxjerrin rrobat dhe uniformat e tyre në diell dhe ajrim
pasi kthehen në banesë. Rrobat dhe uniformat duhet të lahen çdo 2-3 ditë.
* Pas veprimeve me cash/karta krediti punonjësi dezinfekton duart me
higjenizues.
* Do të shërbehet vetëm një klient në ambient, ndërkohë që të tjerët presin
jashtë në rradhë me distancë 2 metra nga njëri-tjetri.
* Përdorimi i kondicionerit për ngrohje-ftohje të kryhet vetëm për 20 minura në
çdo 1 orë.
* Të vendosen shenjat përkatëse në formë rrethi të pritjes në rradhë jashtë
ambienteve të njësive tregtare.
* Të afishohen në një vend të dukshëm në fasadë, mundësia e blerjeve online,
mundësia e rezervimit të takimit online apo me telefon.
* Të vendoset xham mbrojtës (ose pexiglass) klient shitës dhe shirit distance në
banakun e arkës.
* Në asnjë rast nuk lejohet kontakti fizik shitës-klient.
* Të kryhet dezinfektim i ambientit dhe larje para hapjes dhe pas mbylljes,
sidomos i tavolinave, banaqeve, telefonave dhe çdo hapësirë ku ka patur kontakt
prekje.
* Të sigurohet ajrim sipas mundësisë minimalisht 3 herë në ditë.
* Të afishohet lista e simptomave të COVID-19 sipas checklistës së miratuar.
* Të afishohet posteri informues mbi uljen e riskut të COVID-19 sipas formatit
të miratuar.
* Të afishohet protokolli jeshil sipas tekstit të miratuar.
* Të afishohet detyrimi për vetëvlerësim të simptomave nga klientët dhe
personeli i punësuar, sipas formatit të miratuar ku përmendet përgjegjësia
administrative apo penale për personin që nuk merr masat sipas detyrimeve
ligjore dhe numri jeshil për denoncim.
PROTOKOLLI I VERDHË I MASAVE HIGJENO SANITARE COVID-19
SHËRBIME NË
SPORTELET ABISSNET
Drejtuesi i njësisë së shërbimit kryen çdo ditë
vlerësimin për prezencën e simptomave të COVID-19 në personat e punësuar. Në
rast të simptomave nuk duhet lejuar në asnjë rast vijimi i aktivitetit nga
personi përkatës dhe duhet të raportohet menjëherë si rast
në numrin 127.
Nëse personi shfaq simptoma ndërkohë që është duke punuar apo pas punës, ky
person duhet të karantinohet
nëse ekziston mundësia në një ambient të veçuar
të objektit derisa të merren masat përkatëse nga shërbimet shëndetësore.
Për çdo rast drejtuesi i njësisë së shërbimit lajmëron menjëherë strukturat
përkatëse veçanërisht Njësinë Vendore të Kujdesit
Shëndetësor dhe Institutin
e Shëndetit Publik.
Drejtuesi i njësisë së shërbimit, ose një person i
caktuar me urdhër mat temperaturën e punonjësve dhe të çdo personi tjetër
shërbim marrës në hyrje dhe dalje me termometër infrared dhe njofton menjëherë
strukturat përkatëse për temperaturat më të larta
se 37,5 gradë në rastet kur
ka edhe simptoma të tjera të COVID-19. Asnjë person me temp 37,5 nuk duhet të
lejohet të hyjë në
subjekt.
Pavarësisht sa më sipër, personat e punësuar
kryejnë çdo ditë vetëvlerësimin personal nëse kanë simptoma të COVID-19 sipas
checklistës së miratuar. Në rast të simptomave personi duhet të njoftojë
menjëherë 127 dhe drejtuesin e njësisë së shërbimit.
Çdo punonjës është i
detyruar të deklarojë ndaj drejtuesit të njësisë nëse ka patur kontakt me
persona të cilët rezultojnë apo kanë
rezultuar pozitiv me COVID-19.
Çdo
punonjës që vëren shenja klinike gjatë qëndrimit në banesë nuk duhet të
paraqitet në punë dhe duhet të lajmërojë menjëherë
drejtuesin e njësisë së
shërbimit. Punonjësi duhet të telefonojë 127 dhe mjekun e familjes.
Abissnet lejohet të veprojë vetëm në orarin e caktuar nga dispozitat ligjore.
Vajtje-ardhja në punë në këmbë kryhet duke ruajtur distancën 2 metra dhe jo
duke krijuar grupime. Për lëvizjen me automjet të
zbatohen masat e publikuara
nga Policia e Shtetit.
Abissnet duhet të sigurojë vazhdimisht dhe me mjetet
e tij në çdo moment doreza mbrojtëse, maska dhe higjenizues duarsh me
mbi 60%
alkool.
Abissnet duhet të sigurojë vazhdimisht dhe me mjetet e tij në çdo
moment sapun, letër për pastrimin e duarve, dezinfektantë për
pastrimin e
sipërfaqeve si dhe kosha plehrash të mbyllur të cilët duhen pastruar çdo ditë.
Personeli i punësuar dhe personat e tjerë klientë duhet të përdorin në çdo
moment dorezat mbrojtëse.
Personeli i punësuar dhe personat e tjerë klientë
duhet të mbajnë në çdo moment maskën mbrojtëse duke mbuluar hundën dhe
gojën.
Kollitja dhe tështitja kryhen duke përdorur brrylin apo letër hundësh. Letra
hidhet menjëherë në kosh.
Në hyrje dhe dalje Abissnet duhet të ofrojë
produktin higjenizues të duarve për personelin dhe këdo që hyn e del në
ambientet e
brendshme dhe të kujdeset për rimbushjen e tyre. Përqindja e
substancës aktive duhet të jetë minimalisht 60% alkool.
Abissnet duhet të
garantojë dhe respektojë në çdo moment distancën prej 2 metra midis personelit
të punësuar dhe këtyre të fundit
e klientëve.
Abissnet shërben aq
klientë sa sportele arke apo shërbim klienti ka, ndërkohë që të tjerët presin
jashtë në rradhë. Jashtë vendosen
shenjat identifikuese të rradhën për hyrje
në ambientet e brendshme. Në arkë vendoset shenja identifikuese e distancës
klient-
arkë.
Rekomandohet shmangia e parasë cash dhe ofrimi i
shërbimeve online dhe pagesave online. Punonjësit e arkë sdezinfektojnë
duart
pas cdo veprimi me cash.
Ofruesit e shërbimeve të sigurisë fizike dhe
transportit të mjeteve monetare futen në ambient vetëm të boshatisur kundrejt
mbajtjes
së maskës dhe dorezave mbrojtëse.
Abissnet vendos xham mbrojtës
(plexiglass) midis punonjësit dhe klientit.
Në çdo rast të sigurohet
ventilim (ajrimi) natyral të paktën 5 herë në ditë. Abissnet të marrë masat
përkatëse për ndërhyrje në
sistemet e ventilimit ku të kalohet në modalitetin
e ajrit natyral apo përmes shtimit të dritareve.
Në asnjë rast nuk lejohet
kontakti fizik mes punonjësve apo mes palëve të treta përfshirë përshëndetjet.
Gjatë pushimit apo orarit të ngrënies të shmanget grumbullimi i personave në
ambiente si guzhina, dhoma ngrënie apo ambiente të
jashtme qoftë të Abissnet
apo publike.
Abissnet duhet të kryejë dezinfektim të ambientit dhe larje
para hapjes dhe pas mbylljes, rekomandohet më shumë se 2 herë në
ditë.
Sipërfaqet e papastra lahen fillimisht me ujë dhe sapun e më pas dezinfektohen
me produktet e tjera. Secili punonjës kryen
dezinfektimin me produktet e
higjenës të tavolinave, banaqeve, telefonave, kompjuterave, kufjeve dhe çdo
hapësire apo objekti ku
ka patur kontakt prekje në fillim dhe përfundim të
turnit. Produktet përdoren në përputhje me udhëzimet përkatëse nga
prodhuesi/shitësi apo Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.
Punonjësit gjatë punës nuk duhet të përdorin mjetet apo vendin e punës së
kolegëve pa kryer dezinfektimin. Abissnet duhet të
afishojë listën e
simptomave të COVID-19 sipas checklistës së miratuar.
Abissnet duhet të
afishojë posterin informues mbi uljen e riskut të COVID-19 sipas formatit të
miratuar.
Abissnet duhet të afishojë deklaratën për zbatimin e protokollit
të verdhë njësi shërbimi, sipas formatit të miratuar ku përfshihet
detyrimi
për vetëvlerësim të simptomave nga personeli i punësuar/administratori/çdo
person tjetër palë e tretë që hyn e del në
ambientet e brendshme sipas
formatit të miratuar ku përmendet përgjegjësia administrative apo penale për
personin që nuk merr
masat sipas detyrimeve ligjore dhe numri jeshil për
denoncim.
Subjekti të afishojë të plotë protokollin e verdhë njësi shërbimi
sipas tekstit të miratuar.
Materialet e mësipërme afishohen në hyrje të
subjektit si dhe në vende të dukshme në brendësi të njësisë.