Abissnet kryen veprimtarinë e saj në fushën e telekomunikacionit, duke ofruar shërbime të internetit, telefonisë fikse dhe Televizionit për klientët e saj, në të gjithë territorin e Shqipërisë.
Aktualisht, jemi në procesin e selektimit për pozicionin: Drejtor i Inspektoriatit të Rrjetit.
Drejtori i Inspektoratit të Rrjetit do të menaxhojë operacionet e inspektimit të rrjetit, duke siguruar sigurinë, efikasitetin dhe optimizimin e vazhdueshëm të infrastrukturës. Ky rol përfshin mbikqyrjen e monitorimit të rrjetit, analizën e performancës dhe sigurisë, si dhe udhëheqjen strategjike për parandalimin, zbulimin dhe zgjidhjen e çështjeve të rrjetit. Drejtori do të sigurojë gjithashtu përputhshmërinë me standardet dhe politikat e organizatës, duke optimizuar funksionalitetin për të mbështetur nevojat e biznesit.
Detyrat kryesore
- Inspektimet e Infrastrukturës Fizike
- Verifikimi i kabllove me fibra optike, ruterave, switches, qendrave të të dhënave (Data Centers), Pikat e Pranishmërisë (PoPs) dhe sistemeve të backup-it.
- Vlerësimi i komponentëve fizikë, si në terren ashtu edhe në distancë, për t’u siguruar që ata përmbushin standardet teknike dhe operacionale.
- Inspektimet e Rrjetit Logjik
- Rishikimi i konfigurimeve të rrjetit, masat e sigurisë kibernetike, fluksi i trafikut dhe arkitektura logjike.
- Vlerësimi i performancës së rrjetit, me fokus në vonesat (latency), jitter-in, humbjen e paketave (packet loss) dhe mekanizmat e redundancës.
- Kontrollet e Pajtueshmërisë
- Verifikimi i respektimit të kërkesave ligjore, përfshirë rregulloret e GDPR dhe ato të telekomunikacionit, si dhe politikave të brendshme të kompanisë.
- Proceset Operacionale
- Vlerësimi i përgjigjes ndaj incidenteve, përputhshmëria me SLA (Service Level Agreements), dhe menaxhimi i rrjedhave të punës në lidhje me shërbimin ndaj klientëve për operacionet e rrjetit.
- Vlerësimi dhe Zbutja e Rrezikut
- Identifikimi proaktiv i rreziqeve që mund të ndikojnë në integritetin e rrjetit të kompanisë ose mund të ndihmojnë në ofrimin e shërbimit, dhe aplikimi i masave për minimizimin e këtyre rreziqeve.
- Menaxhimi:
- Drejton ekipin e Inspektoratit të Rrjetit, duke ofruar drejtim dhe mbështetje për performancë të lartë dhe zhvillim të vazhdueshëm.
- Zhvillon dhe zbaton strategji për monitorimin, optimizimin dhe menaxhimin e sigurisë së rrjetit.
- Bashkëpunon me drejtuesit e lartë dhe departamente të tjera për të lidhur strategjitë e rrjetit me objektivat e biznesit.
- Mbikëqyr operacionet e përditshme të shërbimeve të inspektimit dhe monitorimit të sigurisë së rrjetit.
Kualifikimet dhe aftësitë:
- Diplomë në nivel Bachelor dhe Master në degë si: Teknologji Informacioni, Network Engineering, Inxhinieri Telekomunikacioni, Siguri Kibernetike, Inxhinieri Elektronike ose fusha të ngjashme.
• Ekspertizë teknike e thellë në protokollet e rrjetit, infrastrukturën, monitorimin e performancës dhe sigurinë.
• Përvojë me përputhshmërinë dhe standardet rregullatore si GDPR dhe ISO 27001.
• Aftësi të shkëlqyera drejtuese, menaxhuese, ndërpersonale dhe për të bashkëpunuar me palë të ndryshme të interesuara.
• Aftësi të forta për zgjidhjen e problemeve dhe për menaxhimin e situatave me presion të lartë.
Kualifikimet e preferuara:
- Certifikata profesionale si CCNA, CISSP, CCNP, CFOT ose ekuivalente.
Të interesuarit mund të dërgojnë CV-në e tyre në adresën: b.njerezore@abissnet.al
* Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë, në përputhje me dispozitat e ligjit nr. 9887 për mbrojtjen e të dhënave personale.