Account Manager B2B - Abissnet
  • Tirane

Përshkrimi

Abissnet është një kompani lider në fushën e telekomunikacionit, që ofron një gamë të gjerë shërbimesh, përfshirë Internet, Telefon, TV, Hosting dhe Domain. Kompania jonë mbulon mbi 90% të territorit të Shqipërisë.

Me qëllim fuqizimin e ekipit dhe zhvillimin e njësive të saj, ne kërkojmë të punësojmë: Account Manager B2B

Detyrat

  • Prezanton dhe shet produktet dhe shërbimet e kompanisë për klientët potencialë.
  • Zhvillimi dhe implementimi i strategjive për të rritur shitjet.
  • Mban dhe zhvillon marrëdhënie të qëndrueshme me klientët ekzistues të portofolit, duke i kontaktuar rregullisht për të siguruar vazhdimësinë e bashkëpunimit.
  • Përgjigjet në mënyrë të shpejtë dhe profesionale ndaj kërkesave specifike të klientëve.
  • Përgjegjës për mirëmbajtjen e marrëdhënieve me klientët biznes dhe përditësimin e shërbimeve të ofruara.

Kualifikimet

  • Të ketë përfunduar studimet e larta.
  • Kërkohet të ketë minimumi një vit eksperiencë pune në fushën e shitjeve, shërbimit të klientit, marketingut ose pozicione të ngjashme.
  • Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze.
  • Aftësi shumë të mira komunikimi dhe negocimi.

Shënime

Të interesuarit mund të dërgojnë CV-në e tyre në adresën: b.njerezore@abissnet.al

* Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë, në përputhje me dispozitat e ligjit nr. 9887 për mbrojtjen e të dhënave personale.

Abissnet sh.a mbështet zhvillimin e karrierës dhe promovon talente të reja!

    Na kontaktoni

    *Specifikoni Pozicionin e Punës që po aplikoni

    ×