Misioni


Mundësimi i individëve dhe bizneseve, të përmbushin nevojat e tyre në komunikim, me përkushtimin maksimal ndaj tyre, nëpërmjet shfrytëzimit të shërbimeve dhe infrastrukturës cilësore të rrjetit që ne ndërtojmë dhe mbajmë në funksionim, duke bërë biznesin e frytshëm për punonjësit tanë dhe aksionerët e shoqërisë.
  • Kompania
  • Karriera
  • Manuale
  • Aktivitete
  • Spote
  • HistoriaHistoriku
  • MisioniMisioni
  • VleratVlerat
  • OrganorgamaOrganograma
  • CertifikimetÇertifikime

Ja si e filluam...

1998 – Fillon aktiviteti i Abissnet, si ISP e parë më e madhe në Shqipëri, duke bërë revolucion në shërbimet e telekomunikacionit me një frymë të re kreative dhe rinore. 

2004 – Rritemi ndjeshëm, duke shtuar kapacitetet në lidhjen ndërkombëtare dhe duke ndërtuar segmentin e rrjetit në drejtim të Malit të Zi. Gjithashtu zgjerojmë aktivitetin tonë në Elbasan, Durrës, Shkodër, Lezhë dhe Krujë. 

2005 – Duke u bërë çdo ditë dhe më të suksesshëm, ndjejmë nevojën të vijmë më pranë jush në qytete si: Korça, Fieri, Saranda, të cilët mbulohen tërësisht nga linja e Abissnet. 

2009 – Telefonia Abissnet Fiks! Ky shërbim që duket sikur i përket një epoke të vjetër, rikthehet nga Abissnet sërish në përdorimin tuaj më efikas, duke bërë të mundur që ju ta adhuroni sërisht telefonin tuaj fiks.

2014 – Një shërbim tjetër i shtohet gamës emocionuese dhe inovatore të Abissnet. MoreTV – shërbimi i televizionit nëpërmjet internetit tuaj dhe e konfigurueshme me një pajisje Android e fjalës së fundit të teknologjisë, e cila ju kthen televizorin tuaj, në një kompjuter të vërtetë!

2015 – Me një rrjet gjithnjë e në investim dhe me një gamë shërbimesh të kompletuara, Abissnet kërkon gjithnjë maksimumin për klientët e saj. Arsyeja, pse meritojme besimin tuaj është se nuk ofrojmë vetëm një shërbim Interneti, TV apo Telefonie, por kujdesemi që ju të jeni dhe të ndiheni të veçantë.

Misioni

Mundësimi i individëve dhe bizneseve, të përmbushin nevojat e tyre në komunikim, me përkushtimin maksimal ndaj tyre, nëpërmjet shfrytëzimit të shërbimeve dhe infrastrukturës cilësore të rrjetit që ne ndërtojmë dhe mbajmë në funksionim, duke bërë biznesin e frytshëm për punonjësit tanë dhe aksionerët e shoqërisë.

Ne jemi Abissnet, një nga ISP-të nacionale më të mëdha në Shqipëri. Themeluar në mars 1998, sot ne kemi një mbulim prej 75% të territorit të Shqipërisë dhe në 90% të Tiranës me një kombinim rrjeti me Fibër Optike, ADSL dhe Transmetuesëve Wireless. Duke filluar nga shtatori 2007, rrjeti i përdoruesve Abissnet është tetëfishuar dhe përdorues të tjerë shtohen me ritme të shpejta.

Abissnet po zhvillon dhe operon rrjetin e tij IP me shtrirje nacionale të mbështetur në një Backbone nacional të licencuar, mikrovalor si dhe fibrash optike, ndërkohë që ka ndërtuar dhe vazhdon të ndërtojë një rrjet aksesi në ADSL2+, Fibër Optike si dhe Wifi ku transmetohen të dhëna, audio, video dhe shërbime interneti.

Ndryshime të përditshme bëhen në përmirësimin e rrjetit tonë dhe krijimit të produkteve të reja për përdoruesit e Abissnet. Abissnet aktualisht ka një link interneti prej më shumë së 5 Gbps nga 3 furnizues të ndryshëm , 2 prej të cilëve ndërkombëtarë. 

Abissnet që në fillimet e aktivitetit ka qenë provideri i preferuar jo vetëm për klientët rezidencialë të cilët kanë qënë të shumtë dhe masivë në shërbimin e internetit, por ka qënë gjithashtu një furnizues i besuar i institucioneve dhe korporatave, të cilat i kanë besuar Abissnetit zgjidhjet e tyre të Internetit – një besim që është vlerësuar duke ofruar një shërbim të një cilësie të lartë dhe duke plotësuar të gjitha kërkesat e tyre.

Vlerat

Abissnet është një nga ISP-të nacionale më të mëdha në Shqipëri. Abissnet po zhvillon dhe operon rrjetin e tij IP me shtrirje nacionale të mbështetur në një backbone nacional të licencuar mikrovalor si dhe fibrash optike, ndërkohë që ka ndërtuar dhe vazhdon të ndërtojë një rrjet aksesi në ADSL2+, Fibër Optike si dhe Wifi ku transmetohen të dhëna, audio, video dhe shërbime interneti.

Abissnet është Provideri i Shërbimit të Internetit, i themeluar në mars 1998. Sot Abissnet ka një mbulim prej 75% të territorit të Shqipërisë dhe në 90% të Tiranës me një kombinim të fibrës optike dhe transmetueseve wireless. Duke filluar nga shtatori 2007, rrjeti i përdoruesve Abissnet është tetëfishuar dhe përdorues të tjerë shtohen me ritme eksponenciale.

Ndryshime të përditshme bëhen në përmirësimin e rrjetit dhe krijimit të produkteve të reja për përdoruesit e Abissnet. Abissnet aktualisht ka një link interneti prej më shumë së 5 Gbps nga 3 furnizues të ndryshëm , 2 prej të cilëve internacionalë.

Abissnet që në fillimet e aktivitetit ka qenë provideri i preferuar jo vetëm për klientët rezidencialë të cilët kanë qënë të shumtë dhe masivë në shërbimin e internetit, por ka qënë gjithashtu një furnizues i besuar i institucioneve dhe koorporatave, të cilat i kanë besuar Abissnetit zgjidhjet e tyre të Internetit – një besim që është vlerësuar duke ofruar një shërbim të një cilësie të lartë dhe duke plotësuar të gjitha kërkesat e tyre.

Sisteme të Menaxhimit të Cilësisë - UNI EN ISO 9001

ISO 9001:2008 përfaqëson sot pikën e referimit, të njohur në nivel botëror, për certifikimin e sistemit të menaxhimit të cilësisë së organizmave të të gjithë sektorëve prodhues dhe të të gjitha përmasave. Normat e familjes ISO 9000 japin udhëzime se si një ndërmarrje duhet të veprojë për të siguruar dhënien e një shërbimi cilësor, domethënë që i përgjigjet asaj që kërkohet nga klienti. Çertifikimet sipas kësaj familjeje normash është një çertifikim sistemi dhe jo produkti, domethënë nuk çertifikohet malli ose shërbimi por sistemi i administimit të firmës. 

Ku vendos në qëndër të realizimit të një sistemi menaxhimi:

  • klientin dhe përmbushjen e plotë të kënaqësisë së tij;
  • vizionin e firmës si një bashkësi preçesesh që mes tyre kanë një marrëdhënie të përcaktuar;
  • të jepë produkte/shërbime që i përgjigjen në mënyrë konstante kërkesave të përcaktuara;
  • ndjekjen e një përmisimi të vazhdueshëm të paraqitjeve. Të administohet cilësia, nënkupton administimin e efikasitetit dhe efiçencës së proçeseve të veta përmes:
  1. Njohjes, menaxhimit dhe monitorimit të proceseve;
  2. Aftësisë së përfshirjes së burimeve njerëzore
  3. Centralizimi i rolit Drejtues në nivele të Larta të Firmës.
Certifikimet

Sistemi i Menaxhimit të Shëndetit dhe Sigurisë në punë

Standarti i Çertifikimi BS OHSAS 18001 përckaton kërkesat e nevojshme të një Sistemi Menaxhimi të Shëndetit dhe Sigurisë në Punë. Standarti BS OHSAS 18001 është i përputhshëm dhe integrohet më së miri me standartet ISO 9001 e 14001.

Qëllimet:
Standarti që prezantohet si një instrument efikas për kompletimin dhe realizmin e aplikimit të një Sistemi Menaxhimi të Sigurisë konsiston në:

  • Kontrollin dhe mirëmbajtjen e pajtueshmërisë legjislative;
  • Disponimi i një instrumenti suporti në vendime dhe investime ose në ndryshime teknologjike.
  • Disponimi i një instrumenti të ruajtes së pasurisë së ndërmarrjes.
  • Garantimi një përqasje sistemative dhe e përshkallëzuar ndaj emergjencave si pasojë incidentesh ose fatkeqsish.
  • Përmirësimi i raportit të komunikimit me autoritetet 
  • Përmirësimi i imazhit të kompanisë drejt klientit ekzistues dhe atij potencial
Certifikimet

Sistem Menaxhimi Mjedisor - ISO 14001

Çertifikimi ISO 14001 provon përpjekjen konkrete të minimizimit të impaktit mjedisor të proceseve, produkteve dhe shërbimeve si dhe dëshmon besueshmërinë e Sistemit të Menaxhimit Mjedisor të aplikuar. Ky standart kërkon që ndërmarrja të përcaktojë objektivat e veta dhe targetin ambiental dhe të implementojë një Sistem Menaxhimi Mjedisor që lejon arritjen e këtyre objektivave.Elementët kryesorë të këtij standarti janë: politika mjedisore, planifikimi, zbatimi dhe funksionaliteti; kontrollet dhe veprimet e sakta; ritestimi i drejtimit. 

Karaktersitikat e Çertifikimit:
Një Sistem Menaxhimi Mjedisor lejon:

  • të kesh një përqasje strukturore të përcaktimit të objektivave mjedisore dhe evidentimin e instrumentave të nevojshëm për të arritur këto objektiva.
  • identifikimin e rrisqeve mjedisore dhe mundësive të përmirësimit
  • sigurimin e respektimit të të gjitha kërkesave normative të përcaktuara për mjedisin.
  • reduktimin e kostove të lidhura me përdorimin e energjisë elektrike, menaxhimit të lëndëve të para, etj
  • përcaktimin e një procesi të përmirësimit të vazhdueshëm të performancës mjedisore.
  • rritja e vlerës së vetë ndërmarrjes në treg, duke u nisur nga një seri analizash të problemtikave të veta mjedisore, qofshin ato të natyrës legjislative, teknike apo të menaxhimit.
Certifikimet

    Karriera

Kushtet e Përgjithshme të Kontratës së Shërbimit me Përdoruesin

Manuali Telefonisë

Treguesi Telefonisë

Rregullorja e Privatesise

Treguesi i Internetit

Manuali More TV

Rate list

Formularë