Telefoni


Telefonia Abissnet është telefoni fikse me shtrirje në të gjithë Shqipërinë. Ajo përdor teknologjinë më të fundit VoIP, me cilësinë më të lartë të zërit, për të ofruar shërbimin e telefonisë fikse me kostot më të ulta.
  • Telefonia
  • Bartja Nr.
  • Avantazhet
  • Çmimet
Telefoni

Telefonia Abissnet është telefonia fikse në të gjithë Shqipërinë. Ne përdorim teknologjinë më të fundit VoIP, me cilësinë më të lartë të zërit, për të ofruar te ju shërbimin e telefonisë fikse me kostot më të ulta. 
Megjithëse Abissnet është telefoni fikse tradicionale në transmetimin e sinjalit, ne kemi investuar në pajisjet dhe teknologjinë moderne. Sistemi i transmetimin gjithashtu siguron rrugën më optimale të sinjalit duke arritur edhe ulje totale të vonesës dhe eliminim të paqartësisë, për të patur tingullin më të pastër.

Shërbimi i telefonisë fikse të Abissnet është me cilësi të garantuar dhe me çmime të cilat janë sa gjysma e çmimeve që ofrohen sot në tregun tone.
Abissnet ka shumë klient të rendesishëm në telefoni, të cilët duke e njohur telefoninë fikse që realizohet me Voip si dhe cilesinë dhe çmimet që ofron, janë klientët tanë besnik prej shumë vitesh.
Lidhjet realizohen me rrjet ADSL2+M dhe me Antena Wireless.

ABISSNET mbulon teknikisht rreth 90% te territorit te Shqiperise me sinjal. Lidhjet realizohen me rrjet ADSL2+M (fiber optike dhe tel bakri) dhe me antena wireless. Megjithese mbulimi eshte shume me i gjere, Abissnet ofron lidhje vetem ne zonat ku ka dege lokale qe mundesojne sherbimin dhe kujdesin e vazhduar ndaj klientit.

Telefoni
Çfarë është portabiliteti? 
Barja e numrit, ose siç njihet ndryshe portabiliteti i numrit, është mundësia që një klient familjar, biznes apo institucion, të kalojë nga operatori fiks aktual në një tjetër operator, duke ruajtur numrin fiks që klienti zotëron.

Informacioni mbi bartjen e numrit Fix.
  • Klienti duhet të plotësojë kërkesën standarte për bartjen e numrit, e cila është e vlefshme edhe tek një nga zyrat e pranimit të ofruesit të shërbimit.
  • Klienti duhet të plotësojë me kujdes kërkesën për bartjen e numrit. Nëse klienti nuk e plotëson të dhënat e kërkuara, sistemi do ta refuzoje atë.
  • Klienti duhet të plotesojë kërkesën standarte për barjten e numrit tek operatori marrës, bashkë me kopjen e kartës së indetitetit dhe një kopje të faturës telefonike së fundit të lëshuar nga operatori dhënës. Nëse klienti dërgon një tjetër person, duhet të jetë i pajisur me prokurë apo autorizim.
Kujdes: Ndërrimi te një operator tjetër nuk përfundon detyrimet kontraktore të mëparshme. 
Kontrata e përfunduar me operatorin aktual është pezulluar kur proçesi i bartjes është kryer, por anullimi i kontratës nuk përfundon detyrimet kontraktore të cilat ekzistojnë para bartjes.

Pa tarifë mujore
Abissnet Telefoni nuk ka tarifë fikse mujore. Nëse jeni përdorues i internetit Abissnet, ju nuk do të paguani kosto mirëmbajtjeje, por vetëm për sekondat që do të flisni.

Identifiko numrin që të merr
Abissnet Telefoni përfshin falas edhe shërbimin e identifikimit të thirrjeve. Në çdo rast, Abissnet do ju paraqesë numrat fiks apo mobile që janë duke ju telefonuar.

Shumë herë më lirë
Abissnet Telefoni siguron çmimet më të ulëta për të komunikuar brenda dhe jashtë vendit, duke përdorur një kombinim të teknologjive tradicionale me ato mbi IP dhe duke ulur kostot për përdoruesit. 80% më të ulta.

Tarifim për sekondë
Telefonatat me Abissnet nuk kanë “impuls fillestar”. Ju do të tarifoheni vetëm për sekondat që do të flisni.

Falas brenda rrjetit
Komuniteti Abissnet është bazuar në komunikimin e lirë dhe të shpejtë. Çdo telefonatë nga një numër Abissnet, drejt të gjithë numrave të tjerë Abissnet do të jetë falas - gjithmonë.

Llogaria Juaj
Kontrolloni në kohë reale vlerën e shpenzimeve si dhe historikun e çdo telefonate të kryer në portalin tonë: http://portal.abissnet.al. Transparencë e faturës së detajuar mujore për thirrjet hyrëse dhe dalëse.
Ju mund të paraqiteni pranë dyqaneve Abissnet me mjet identifikimi për të marrë user-in dhe password-in personal të lloarisë tuaj.

Transferimi i Thirrjeve
Me transferimin e thirrjeve nga numri fiks Abissnet në celularin tuaj, ju nuk do të humbisni asnjë telefonatë pavarësisht ku ndodheni.

Suport Teknik
Ofrimin e Suport Teknik 24 orë/7 ditë online, me Operator Teknik të dedikuar për të dhënë dhe marrë zgjidhje për çdo lloj problemi që ju mund të keni.