ABISSNET DETAJET PËR PAKETA

DETAJET PËR PAKETAT

1. Të gjitha kontratat lidhen me afate të papërcaktuara 12 ose 24 mujore dhe klienti është i detyruar të paguajë çdo muaj pa ndërprerje deri në përfundim të kontratës. Vetëm për kontratat e shërbimit të internetit për paketat 5,10,20 Mbps për parapagime 12 ose 24 mujore klienti do të përfitojë dyfishim shpejtësie.


DETAJE PËR PAKETAT ME PARAPAGIM

2. Në kontratën 12 mujore me parapagim klienti është i detyruar të kryejë 12 muaj të plotë shërbim duke kryer parapagime 1,3,6 ose 12 mujore.

3. Në rast të shkëputjes së kontratës në mënyrë të njëanshme nga klienti pa bërë pagesën e plotë për 12 muaj klienti do të paguajë një penalitet të përpjestuar me pjesën e mbetur të kontratës. Për internetin është 6,000 lekë, ndërsa për IPTV është 12,000 lekë.

4. Për secilën pajisje Internet apo MoreTv që do ti nevojitet, klienti do të paguajë një depozitë në bazë të teknologjisë së përdorur me të cilën lidhet kontrata, të cilën mund ta tërheqë në përfundim të kontratës. Depozita për MoreTv është 1500 lekë.

5. Për parapagime 1 mujore aktivizimi i shërbimit internet është 1000 lekë për lidhjet ADSL, 2000 lekë për FibërDSL, dhe 3000 lekë Fibër.

6. Për parapagimet 6 mujore aktivizimi i shërbimit internet është falas, për parapagimet 12 mujore aktivizimi i shërbimit internet është falas dhe përfiton dyfishim shpejtësie.


DETAJE PËR PAKETAT ME PASPAGIM

7. Për kontratat 24 mujore me paspagim për shërbimin e internetit klienti muajin e pare të kontratës si dhe garanci për muajin e 24 të kontratës.

8. Për kontratat e shërbimit të internet dhe MoreTv klienti paguan garancinë për pajisjet në bazë të teknologjisë së përdorur.

9. Klienti duhet të paguajë në vazhdimësi çdo muaj gjatë gjithë afatit të kontratës pa ndërprerje. pa ndërprerje. Çmimet janë të gjitha me TVSH.

10. Në rast të mos pagesës ose të vonesës në pagesë të muajit pasardhës kontrata do të zgjidhet dhe klienti do të humbasë muajin e fundit të garancisë si dhe do të paguajë penalitetin të përpjestuar me pjesën e mbetur të kontratës.